Mbrëmë, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj dha intervistën e tij të tretë për emisionin Cim Peka Live në Syri TV. Ndryshe nga dy intervistat e para, kësaj rradhe Ahmetaj foli me fakte dhe për çështje konkrete. Zgjodhi të bënte jo vetëm akuza politike por dha indicie mjaftueshëm për të nisur procedim penal për dy drejtuesit kryesor të qeverisë, kryeministrin dhe zv/kryeministren.
Temat të cilat Ahmetaj preku natën e mbrëmshme ishin:
1. Rama organizoi dhe drejtoi kanabizimin e vendit.
2. Labotatori i Xibrakës u ngrit me dijeninë e tij.
3. Pronarë faktik të inceneratorëve janë Rama-Veliaj.
4. Në procedurën Thumanë-Kashar u vodhën 1.3 miliardë euro.
5. Rama ishte iniciatori i koncensionit për TVSH, akt që mund të fuste vendin në kolaps.
6. Tuneli i Llogarasë, 50 milionë euro të vjedhura.
7. Borxhin publik 1 miliardë euro, Rama tentoi t’ia jepte mikut të tij nga Izraeli.
8. Po vjedh për të nderuar oborrin e bibliotekës kombëtare.
9. Me udhëtimet e tij private ka falimentuar Air Albanian, shkaktoi 20 milionë euro dëm.
10. Anijet e prodhimit të energjisë në Vlorë, 85 milionë euro të vjedhura.
11. Ka ngritur skemën 5B në Kryeministri!
12. Skema 5D e bashkisë u ngrit si strukturë për të vjedhur vota.
13. Bizneseve i janë vjedhur 70 milione euro me dherat që duhet ti groposin në sharrë.
14. AKSHI pronë e Ramës, laboratorët e shkollave janë blerë me 10 fishin e çmimit.
15. Ka lënë onkologjikun pa ilaçe.
16. Në Parkun e Durrësit u vodhën 40 milionë euro, u përfshi edhe thjeshtra e tij.
17. Belinda Balluku është vendosur në atë post me axhendë për të shkaktuar dëm dyfishin e tërmetit, rreth 2 miliarde euro.
18. Një shishe verë e Ramës kushton 33 mijë euro, katër vjet pune e një shqiptari.
19. Toka e ambasadës tonë në New York po jepet për ndërtim.
Nga çfarë janë rreshtuar më lart, të paktën për pikën 4, 6, 9, 10, 13, 14, 16, dha indicie mjaftueshëm për të nisur procedim penal ndaj Edi Ramës dhe zëvëndëses së tij Belinda Ballukut.
Çfarë të dhënash shtesë duhen që Prokuroria të nisë një hetim kryesisht?!