Shtatë persona akuzohen për 3 vepra penale për incidentin e ndodhur më 13 qershor 2019, në Librazhd, ku penguan eskortën e kryeministrit Edi Rama që të kalonte në aksin Librazhd-Prrenjas dhe e goditën atë.
Aurel Bylykbashi, ish-deputet i PD,
Bujar Vreto, kryetar i PD Librazhd,
Arjan Karriqi, kryetar i PD Prrenjas,
Erlind Gurra, sekretar,
Leonard Ozuni, sekretar,
Bujar Kojku
Dash Boja
Të gjithë këta akuzohen për 3 vepra penale për incidentin e ndodhur para 5 vitesh dhe sot presin vendimin e gjykatës.
Ajo që bie në sy është braktisja e tyre nga lidershipi i PD. Edhe pse e gjithë lista për deputetë të qarkut Elbasan në 2021 u hartua nga njerëz dhe interesa që vinin nga Tirana, ata sërish nuk kabë dënjuar as të marrin një rrugë Elbasani për të qenë prezent në sallën e gjyqit si shenjë përkrahje ndaj sakrificës tyre opozitare që po e vuajnë me pasoja direkte.
Deputetët e qarkut Elbasan kanë zgjedhur të jenë në mbledhje me Berishën e jo në sallën e gjyqit. Kjo sepse për ta tani ka rëndësi vetëm mandati i deputetit dhe ky i dalë nga listat e mbyllura.