Këtu jemi tek kryqëzimi pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.
Bashkia Tiranë, sipas parimit “Zoti toks Nua Rroku”, merr vendime e vepron në mënyrë të njëanëshme për të bllokuar e devijuar rrugë pa ndonjë studim paraprak apo konsultim me komunitetin.
Sipas kësaj vepre të madhe infrastrukturore, automjetet që vijnë nga kryqëzimi i 21 dhjetorit dhe duan të kthehen djathtas për nga rruga “Sandër Prosi”, u duhet të shkojnë në rrethrrotullimin e z.zi dhe të kthehen sërish tek semafori i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit duke mbajtur korsinë majtas.
Kjo lëvizje sjell:
▪︎ zhdukjen e një korsie.
▪︎ rrit trafikun në segmentin mes dy semaforëve nga 21 dhjetori – inxh.ndërtimit.
▪︎ shton fluks të panevojshëm për segmentin semafori inxh.ndërtimit – rrethrrotullimi i z.zi dhe në kthim.
▪︎ izolon të gjithë bllokun e pallateve nga inx.ndërtimit deri tek Mozaiku i Tiranës (apo zyrat e sigurimeve shoqërore).
▪︎ shtimi i trafikut rrit automatikisht normën e konsumit të karburantit e rrjedhimisht ndotjen e ajrit në kryeqytet.
Të gjitha këto pasoja vijnë prej vendimarrjes së Erion Veliajt, ai që agjentët e BKH i quan një herë si “kolegë” e një herë tjetër si “trokitës”.
Tirana është kthyer në qytet të pajetueshëm dhe i kushtueshëm! Përgjegjësi i parë dhe i vetëm është Erion Veliaj.