Masa sigurimit të Berishës|Kush është gjykatësi që do të shqyrtojë ankimin e SPAK.

Gjykata e Apelit të Posacëm hodhi shortin dhe caktoi gjyqtarin Engert Pellumbi i cili do të shqyrtojë ankimin e SPAK kundër vendimit të shkallës së parë të GJKKO për revokimin e mases së sigurimit arrest shtëpie për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Engert Pëllumbi është gjykatësi që dënoi Saimir Tahirin. Më saktë, kryesuesi i trupës gjykuese. Ka një karrierë të pasur si gjyqtar dhe e ka kaluar vetingun pa oponencë për të tria kriteret e vlerësimit. Gjatë ushtrimit të detyrës ka gjobitur edhe N/Kryetaren e Parlamentit, Ermonela Felaj, për veprën penale të shpifjes bërë ndaj ish deputetes së PD Rajmonda Bulku. Magjistrati Pëllumbi është përkthyesi që ka sjellë në shqip librin e Giovanni Falcone – Një hero i vetmuar.

Gjithsesi, ai mbahet mend si gjyqtari që dërgoi në qeli funksionarin e parë të lartë edhe pse Tahiri bënte presion publikisht se nuk kishte djalë nëne e bir k**ve që e fuste atë në burg.

Z.Pëllumbi gëzon integritet e pavarësi të lartë dhe besoj se ka për të qenë objektiv në gjykim. Me këtë rast, në një farë mënyre, shuhet debati se kush e nxori Berishën nga arresti shtëpiak, ligji, Rama apo Trump!

Shpërndaje