Masa Non Grata|Ahmeti: Grubi duhet të tërhiqet nga partia. Nuk kontestojmë vendimet e DASH.

Artan Grubi duhet të largohet vetë nga BDI. Kështu ka deklaruar kryetari i kësaj partie për mediat pas fjalimit të tij për gjuhët në Gjykatën Kushtetuese. Ahmeti bëri me dije se, Grubi ka të drejtë të ankimojë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit por njëkohësisht vlerësoi edhe kontributet e tij për BDI.

“Nuk kontestojmë vendimet e Dash. Zoti Grubi e ka të drejtën e ankimimit, do të bëjë procesin në drejtim të fakteve, sepse kjo e drejtë i njihet zotit Grubi në vendimin e DASH dhe sigurisht që zoti Grubi nuk do të dëmtojë subjektin e vet, familjen e vet BDI-në, deri në momentin që ky proces të ketë një epilog. Unë mendoj që zoti Grubi është i përgjegjshëm dhe nuk ka nevojë ta largojë partia, por do të tërhiqet vetë nga funksionet”. 

Shpërndaje