Hetimet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe familjarëve të tij që dyshohen për veprën penale të korrupsionit janë thelluar edhe më tej ditët e fundit. Krahas kontrolleve të familjarëve të Veliajt, bashkëshortes Ajola Xoxa dhe vëllait Arbër Veliaj, SPAK ka marrë autorizim dhe për kontrollin personal të shtetasit Elman Abule.
Referuar burimeve rezulton se kontrolli i Abules, mik i ngushtë me Veliajn është urdhëruar me qëllim gjetjen e provave që kanë lidhje me veprën penale të korrupsionit. Në mesin e sendeve që janë urdhëruar të sekuestrohen janë jo vetëm celularët, por edhe dokumenta, si dhe pajisje elektronike, sic janë lap top apo kompjuterat personalë.
Marisa Nito, bashkëshortja e Elman Abules është në listën e personave për të cilët Gjykata e Posacme me kërkesë të SPAK ka urdhëruar kontroll personal, në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Zj.Nito njohet gjithashtu edhe si mikeshë e bashkëahortes së Veliajt, Ajola Xoxes.
Elman Abule sëbashku me bashkëshorten e tij Marisa Nito kanë ngritur disa kompani private. Abule është administrator dhe ortak i vetëm i shoqërive “Fidalba” shpk dhe “Ventus” shpk ndërsa Nito e kompanisë “Sapientia” shpk. Kujtojmë këtu se këto dy shtetas janë njëherazi nën hetim edhe nga prokuroria e Tiranës ku në bashkëpunim me shtetasin Kristian Boçi, Ender Boçi etj, kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim.
Referuar të dhënave në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se ndaj kompanive të çiftit Abule-Nito ka një urdhër nga prokuroria. Konkretisht në të shkruhet “Depozitimi i urdhrit Nr.14899Prot (R.Z) date 27.06.2024 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ku është derguar për ekzekutim urdhri i Prokurorit datë 27.06.2024 “Për ekzekutimin e vendimit gjyqësor për vendosjen e masës së sekuestros pasurore” lidhur me proçedimin penal Nr.1559 te vitit 2023 te Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si dhe vendimin Nr.3931 regj.themeltar, datë 27.06.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.”
Emri i Elman Abule del edhe në dhënien e lejes së ndërtimit nga Erion Veliaj që përfshin një lulishte mes disa pallateve në rrugën “Llambi Bonata”, në Kombinat. Leje e cila u kundërshtua shumë nga banorët e pallateve përreth. Theksojmë se edhe kjo pasuri është vënë në sekuestro nga Prokuria e Tiranës.
Profili i Elman Abule
Një informacion konfidencial i mbëritur në Seksioknin e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar pranë Policisë së Shtetit, është bërë shkak për çeljen e një dosje penale mbi aktivitetin tregtar të dy personazheve të njohur, Elman Abule nga Tirana por me shtetësi Belge dhe Kristjan Boçi nga Shëngjini.
Burimi sekret, ka informuar se Elman Abule, biznesmeni kontravers me lidhje të ngushta në politikën Shqiptare (Erjon Veliaj etj) dhe elementëve të njohur në trafikun ndërkombëtar të kokainës, ishte i përfshirë në veprimtarinë e kundraligjshme të importit të mallrave të rrezikshme, të llojit skorje alumini të ndaluara me ligj për hyrje dhe zhdoganim në Republikën e Shqipërisë.
Dokumenti tregon se Elman Abule, që sot në Tiranë konsiderohet biznesmen i sukseshëm, në vitin 2004-2005, ka qënë në Belgjikë një hajdut i dhunshëm, duke përdorur çelësa të kopjuar dhe metodën e thyerjes.
Letrat që ndodhen në dosje e prokurorisë, ku tregohet një tablo e qartë mbi aktivitetin kriminal, dyshimet për futjen e mallrave të rrezikshëm në Shqipëri, dënimet penale në Blegjikë, e deri dek miqësia e ngushtë dhe biznesi, që Elman Abule dhe Kristjan Boçi, kanë me dy vëllezërit Saimir, Dizdari dhe Eldi Dizdarin, ky i fundit një bos ndërkombëtar i trafikut të kokainës që aktualisht qëndron në Dubai.
Sipas informacionit, miku i Eldi Dizdarit, Elman Abule kokntrollon me letra dy kompanitë e aluminit “Rametal” dhe “Fidalba” të hapura në vitin 2014 dhe 2010. Ndërsa ka dyshije të forta se pronari në hije, i këtij biznesi është pikërisht, Denis Matoshi alias Eldi Dizdari.
Kompania “Rametal”, fillimisht është hapur në 11 mars 2014 nga Kristjan Boçi dhe Marisa Nito, gruaja e Elman Abules, ku për herë të parë ky biznes është quajtur “Metalform”. Të dy ortakët zotëronin secili 50 për qind të aksioneve.
Por nuk ka kaluar 5 muaj nga themelimi i kësaj kompanie dhe tek ky biznes është shfaqur Eldi Dizdari alias Denis Matoshi. Në muajin korrik 2014, Dizdari blen përmes një kontrate noteriale, 50 për qind të aksioneve.