Av.Kujtim Cakrani ka njoftuar përmes profilit të tij në rrjetin social “Facebook” se ka paditur AMA-Autoriteti i Mediave Audiovizive me qëllim ndaljen e shfaqjes së filmit shqiptar “Nëntori i Dytë”. Av.Cakrani njofton gjithashtu se seanca e caktuar për gjykim është ajo e datës 11 dhjetor.
Mbetet për t’u ndjekur me interes ky gjykim, pasi nëse çështja fitohet, do të shënohet precedenti i parë i ndalimit të transmetimit të filmave të periudhës së realizmit socialist me përmbajtje të theksuar propagandistike që deformojnë edhe faktet historike.
Postimi i plotë:
Po po në datën 11 dhjetor është caktuar seanca e radhës nga Gjykata Administrative Shkallës Parë Tiranë, për çështjen me objekt; Ndalimin e shfaqjes së filimit “Nëntori dytë” por edhe filmave të tjerë me përmbajtje mashtrimi të të vërtetave historike, dhe urrejtjes ndaj një pjese tjetër të popullatës….
Me gjithë respektin që kam si për aktorët, regjisorët apo sjenaristët, filmi propagandistikë “Nëntori dytë” është një deformim me qëllim i të vërtetës së ngjarjes më të rëndësishme të kombit shqiptar, shpalljen e pavarësisë.
#avokatkujtimcakrani
#studioligjorecakrani