Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në ambientet e banesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërkohë që ky i fundit ndodhet në një vizitë zyrtare jashtë vendit.
Bëhet me dije se agjentët kanë sekuestruar me vendim gjykate aparatin celular të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, në kuadër të hetimit pasuror të nisur nga SPAK.
Kryetari i bashkisë së Tiranës është aktualisht në Hamburg të Gjermanisë, ku po zhvillon një vizitë dy ditore.