E paprecedent|Protestë politike para prokurorisë. Partia e Lirisë braktiset nga PD.

Partia e Lirisë organizoi sot një tubim proteste para godinës së Prokurorisë së Posaçme kundër burgosjes së ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si “ndal burgimeve politike” dhe shprehën pakënaqësinë ndaj veprimeve të institucioneve.

Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e quajti këtë tubim një “mision historik, patriotik dhe kombëtar”.

Protesta nisi në mesditë, rreth orës 12:00, ndërsa vëmendje tërhoqi mungesa e deputetes Monika Kryemadhi, e cila ndodhet nën hetim për të njëjtat akuza si Ilir Meta. Po ashtu, në tubim nuk u panë përfaqësues të Partisë Demokratike.

 

Shpërndaje