E dërguara e SHBA: Dërgoni para gjykatës bosët e krimit dhe figurat e korruptuara.

E dërguara e SHBA në Tiranë, Nancy Van Horn mori pjesë në konferencën e IKP dhe KPK, e zhvilluar pas 7 viteve Vetting.

Van Horn theksoi se të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë për arritjet e sistemit të drejtësisë, ndërsa i bëri thirrje SPAK që të vijojë të hetojë korrupsionin në vend.

“Shqiptarët duhet të jenë krenarë për arritjet. Duhet të jeni krenarë për sa ka përparuar drejtësia në Shqipëri. SPAK të vijojë të hetojë rastet më të ndjeshme të korrupsionit”, theksoi diplomatja.

“Ju keni vendosur një standard që mbahet si shembull jo vetëm në Europë por edhe në vende të tjera. Proces i vështirë, por premtues për një shoqëri më të drejtë për gjithë qytetarët. Ka pasur rezistencë ndaj reformës në drejtësi dhe kjo vazhdon edhe sot në disa vende. Komisionerët kanë bërë sakrifica të mëdha si profesionale. Edhe vetjake, kanë marrë vendime jo popullore. Kanë treguar guxim të jashtëzakonshëm për t’u përballur me hakmarrjen për këto vendime shkarkimi”.

 

Shpërndaje