Ditari Publik|Rindërtimi i marrëdhënieve mes SHBA dhe talebanëve nuk ka asnjë ngjashmëri me rastin “Berisha”.

Nga Indrit Vokshi

Deputeti Tomor Alizoti deklaroi se Amerika u pajtua me talebanët, jo më të mos pajtohet me Sali Berishën. Kjo sepse talebanët dëshmuan se janë faktor në atë rajon, njëlloj dhe Berisha vërtetoi se është faktor në ketë rajon. Megjithëse faktori në ketë rajon nuk është Berisha por Rama, le ta marrim një moment si të mirëqenë.

A thua e di z.Alizoti si nivel i lartë i mardhënieve ndërkomëtare, se ishin talebanët që iu nënshtruan Amerikës, jo Amerika talebanëve?

A thua e dinë ajo çerdhe ekspertësh ndërkombëtarë që quhet PD se: Në vitin 1995 u lançua Linja e Gazsjellësit nga Turkmenistani, kalonte në Afghanistan, (Herat Kandahar), dilte në Pakistan dhe përfundonte në Indi?

Në vitin 1995, qeveritë e Turkmenistanit dhe Pakistanit nënshkruan momorandum mirëkuptimi për gazsjellësin, duke përfshirë kompaninë argjentinase Bridas Corporation. Menjëherë kompania amerikane Unocal dhe kompania arabe Delta, lançuan një tjetër projekt i cili përjashtonte projektin e Bridas.

Uncoali amerikan, formoi një konsorsium kompanish nën udhëheqjen e vet dhe u fut e nënshkroi me qeveritë turkmene dhe afghane. Pastaj ndodhi sulmi kundër ambasadave amerikane në Nairobi dhe Dar es Salaam. Qeveria afghane mori nën mbrojtje Bin Ladenin. Marrëveshja u pezullua. Uncoali mbylli zyrat e veta në Afghanistan e Pakistan.

Pasi Amerika bombardoi Afghanistanin në 2001, marrëveshja u ri-nënshkrua në dhjetor 2002. Në 2005, kompania britanike Penspen bëri studimin e fizibilitetit. Në prill 2008, India, Pakistani dhe Afghanistani, nënshkruan marrëveshjen për të blerë gazin nga Turkmenistani (kontrolluar nga ShBA).

Projekti nisi të ndërtohet në Trukmenistan në dhjetor 2015. Në shkurt 2018, talebanët ranë dakord që projekti të mos cënohet, pra ata ta mbrojnë projektin që Amerika nisi në 1996. Sot talebanët janë garantues të gazsjellësit Turkmenistan-Afghanistan-Pakistan-Indi. Dmth talebanët janë nënshtruar tek interesat që ShBA ka pasur aty prej fillimit, prej vitit 1995. Dmth ka fituar Amerika, jo talebanët. Amerika i ka përmbushur një më një të gjitha objektivat e veta (gazsjellësin në fjalë).

Në gusht 2024, ministri i jashtëm i Turkmenistanit, z.Reshid Mederov, bëri videocall me Mullah Abdul Ghani Baradar, zv.kryeministër për ekonominë në Afganistan për të punuar më tej me projektin e gazsjellësit.

A i dinë diplomatët e mëdhenj të PD-së këto fakte? Nëse jo, pse nuk lexojnë? Nëse po, pse genjnë demokratët dhe shqiptarët, duke ua paraqitur sikur Amerika u pajtua me talebanët sepse skishte çtu bënte, se ishte e pafuqi para pushtetit taleban, në një kohë kur Amerika i nënshtroi talebanët tek tubi i gazit? Pse e paraqesin si “pajtim”, a thua se ishte gjakmarrje mes talebanëve dhe amerikanëve?

Ndoshta sepse nuk duan që të dalë e vërteta. Dhe e vërteta është se nuk ka “pajtim”, pasi nuk janë disa garipa lagjeje që janë gërrvishtur me thika. Janë interesat amerikane. Dhe interesi i shpallur amerikan është Reforma në Drejtësi si dhe transforimi i partive politike nga “frengjistfolëse” në “anglishtfolëse”.

Dhe nëse bëjmë krahasimin me talebanët, Berisha dhe ata që e ndjekin, duhet pra të veprojnë si talebanët, tu nënshtrohen interesave amerikane në rajon, siç u nënshtruan talebanët. Që dmth duhet t’i nënshtrohen Reformës në Drejtësi si mjet i kontrollit amerikan, të mos e sulmojnë, të mos e shpallin organizatë terroriste, kriminale etj.

Ankohen mandej kur i akuzojnë si viktima të propagandës anti-amerikane e cila synon ta minojë reputacionin amerikan, duke e paraqitur Amerikën si të dobët e cila nuk ka arritur të realizojë interesat e saj në Afghanistan; kur e vërteta është krejt e kundërta. Amerika realizoi 100% projektin e CentGas të lançuar qysh në 1996.

Nejse, se dhe diplomatët e mëdhenj gabojnë. E çfarë rëndësie ka e vërteta kur shumica e demokratëve sot frymëzohen nga “fitorja” e talebanëve kundër Amerikës.

Shpërndaje