Buzhala: Altin Dumani njeriu i vitit. Po hedh dritë në kthinat më të errëta të shoqërisë shqiptare.

Ne krye te heres dua te them qe une nuk pajtohna me cdo detaj te punes se SPAK’ut ne Shqiperi, mirepo Altin Dumani, shef i kesaj organizate, per mendimin tim, eshte shqiptari ma i pazakonshem i ketyne dekadave te fundit.

Dhe kete i pazakonshem po e them ne kuptimin superpozitiv te fjales.

Ate cka nuk kane mundur ta bejne partite politike, cfare nuk kane mundur ta bejne shoqeria civile dhe mediat, po e ben Altini.

Dumani i ka hape dyert dhe dritaret e kthinave ma te erreta te shoqerise shqiptare. Ato kthinat ku behen pazaret me te flliqta, ato kthinat ku takohen krimi, politika, biznesi dhe mediat.

Bash ne ato kthina Dumani po e hedhe driten, per me e pa publiku me syte e vet se cka ndodhe atje.

Kjo ka qene e pabesueshme edhe me u paramendu ne Shqiperi, e lere me qe dikush, nje shqiptar, ka me e jetesu nje plan te tille, qe eshte plan i domosodshem.

Kjo cka po ben Dumani eshte menyra e vetme qe nje popull te shnderrohet ne shoqeri, e nje shoqeri te jete ne gjendje me bo shtet modern.

 

p.s.

Kurre ne jete nuk e kam taku Altinin, por une mendoj qe ai eshte shqiptari i vitit 2024, kudo ku jetojne shqiptaret.

Shpërndaje