Sulmi terrorist në Zubin Potok|Kurti: Erdhi nga Serbia, një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa energji nëse nuk ndërhyjmë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po mban konferencë për media, pas sulmit në kanalet ujore të Ibër Lepencit në Zubin Potok.

Kurti para gazetarëve ka deklaruar se ky është një sulm terrorist që vjen nga Serbia. Ai ka paralajmëruar se nëse nuk sanohet dëmi, një pjesë e vendit rrezikon të mbetet pa energji elektrike, si dhe disa qytete pa ujë.

“Vetëm ditëve të fundit patëm sulm me granata dore në stacionin në Zvecan, mbrëmë u hodh mjet shpërthyes, sonte ishte akti më i rëndë kur rreth orës 19:00 u dëmtua kanali kryesor i Ibër Lepencit, prej nga furnizohen me ujë disa qytete si dhe KEK-u për ftohjen e termoelktraneve.

Një pjesë e kanalit është dëmtuar nga një shpërthim i detyonuar, policia është n ëvendin e ngjarjes në krye të detyrës, furnizimi me ujë është ndërprerë përkohësisht. Ky është sulm kriminal dhe terrorist që ka synuar ta dëmtojë infrastrukturën tonë kritike, mbase edhe më të rëndësishmen që kemi, ishte tentativë e rrezikimit të furnizimit me energji elektrike dhe ujë. U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të qetë, dhe të ndjekin udhëzimet e njoftimet nga institucionet e Kosovës.

Organet janë të angazhuara për menaxhimin e situartës dhe rikuperimin e dëmit.

Sulmi është kryer nga profesionistë, është sulmi i radhës terrorist që besojmë se vjen nga bandat e orkestruara e dirigjuara nga Serbia, që ka aftësinë për të shkaktuar sulme e dëme të tilla, duke përdorur sasi të madhe të eksplozivit në një nyjë kyçe, nëse dëmi nuk riparohe, një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa eenergji që në mengjes, disa qytete dhe një pjesë e Prishtinës, rrezikojnë të mbesin pa ujë të pijshëm.

Nuk mund të ketë adresë tjetër për përgjegjësi dhe fajësi për organizimin dhe orkestrimin, përveç Beogradi zyrtar, dhe strukturat kriminale në krye me Milan Radojiçiq mbështeten nga institucionet serbe dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai u ndalua për t’u liruar, dhe tash është i lirë në Serbi dhe dirigjon me elementet paramilitare atje”.

Kurti është pyetur mbi deklaratën e tij se “veriu nuk ka qenë kurrë më i sigurtë”.

Ai ka thënë se grupet kriminale dhe strukturat paralele janë shpordhur, por mund të ketë ende elemente të tyre.

“Më 29 qershor të vitit të kaluar, Mbrojtja Civile dhe Brigada Veriore janë shpallur organizata terrorirriste. Qënrimi ynë ka qenë i drejtë, u patëm kritikuar, u patëm kundërshtuar për këtë shpallje. Nuk i kam emrat e atyre që kanë vënë eksplozivin në kanalin që furnizon Kosovën e këtej, por di një gjë, elemente të tilla kriminale, qofshin edhe zyrtarisht anëtarë të Mbrojtjes Civile e Brigadës Veriore, ose që nuk janë formalisht, e kanë mbështetjen dhe dirigjimin nga Beogradi zyrtar. Nuk do të kishte Mbrojtje Civile apo Brigadë Veriore nëse nuk do ta kishin mbështetjen, financimin dhe dirigjimin nga Beogradi zyrtar. Elementë të tyre, individë mund të ketë ende, por ato grupe kriminale, struktura paralele, janë shpordhur.

Arsyeja pse Kosova duhet të përballet me këto sulme tash, është pikërisht suksesi i Republikës së Kosovës, është duke i çmendur ata. Janë gjithnjë më agresiv e më nevrik, po të dështonim nuk do t’i bënin këto.” – u shpreh Kurti, transmeton Nacionale.

Shpërndaje