Sondazhi|Evropa veriore dhe qëndrore zgjedh Harris. Vendet sllave dhe me ndikim rus, Trump.

Kompania prestigjoze e sondazheve, Gallup International Association, ka kryer një sondazh në lidhje me zgjedhjet presidenciale. Ndrysha nga të tjerët, sondazhi është realizuar me qytetarë të Bashkimit Europian dhe shteteve aspirante për tu antarësuar në union duke i’u drejtuar me pyetjen “Nëse do të mund të vototnit në zgjedhjet presidenciale amerikane, cilin kandidat do të zgjidhnit?”

Rezultatet tregojnë se vendet e evropës veriore dhe qëndrore janë pro kandidaturës së demokratëve, zv.presidenten Kamala Harris. Danimarka, Finlanda dhe Norvegjia, janë tre vendet që kryesojnë listën në zgjedhjen e zj.Harris përballë kandidaturës së Donald Trump. Ndryshe ndodh me kandidaturën e republikanëve që gjenë mbështetje nga vende me zhvillim më të ulët ekonomik dhe që mbajnë një rol dytësor në Union. Veçanërisht bie në sy mbështjetja e kandidaturës së Donald Trump nga vendet sllave me ndikim rus. Këtë listë e kryeson Serbia e pasuar nga Hungaria dhe Bullgaria.

Sondazhi jep të dhëna se si do të orientohen politikat globale dhe efektet që do të prodhohen në rast të zgjedhjes së secilës kandidaturë. Deri tani kuptojmë se vendet me ekonomi të fortë dhe demokraci të konsoliduar e shohin Donald Trump si rrezik të prishjes së balancave të vendosura e rregulluara pre disa dekadash tashmë.

Shpërndaje