Sekretari i Departamentit të Shtetit, Antony Blinken, ka uruar Shqipërinë me rastin e 112 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Ai shprehet se marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA në Shqipëri:
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri.” – Sekretari i Shtetit i ShBA Antony Blinken.