Presidenca Trump|Absurde të mendosh se Trump do të prishë linjat e funksionimit të qeverisë amerikane! Nga Fitim Zekthi

Ka nje besim te pakuptimte se presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump do ndryshoje krejtesisht menyren se si vepron qeveria amerikane, pentagoni dhe departamenti i shtetit. Ka nje bindje dhe shprese te pathemelte se presidenti Trump do te hyje (c)’rregullime jo parimore dhe jo institucionale duke prishur linjat e gjera dhe te mirevendosura duke perkrahur apo goditur individe dhe qeveri ne varesi te gjykimit dhe ineteresit te vet personal.

I pari dhe me i zeshmi nga keta shpresemedhenj eshte lideri i serbeve te Bosnjes Milorad Dodik i cili te merkuren shpalli feste ne Banja Luka dhe kremtoi fitoren e Trump duke besuar se do ti hiqet percaktimi non grata. Tete vite me pare kur presidenti Trump fitoi mandatin e pare festoi ne kete menyre Nikolla Gruevski, festoi Voislav Sheshejl dhe shume te tjere. Trump i la sic i gjeti madje ua shtrengoi me shume rripin. Nuk ndodhi asgje.

Presidenti amerikan, sigurisht edhe presidenti Trump veprojne brenda kornizave dhe parimeve te kushtetutes amerikane dhe platformave qeverisese te themeluara ne kohe. Presidenti Trump ishte ne mandatin e pare nje president i suksesshem dhe i mire ne shume aspekte. Ai, ndryshon nga presidenti Biden apo Obama, ndryshon nga presidenti Bush apo Klinton sepse eshte me ekspresiv dhe me pak ideologjik, eshte me praktik por ai nuk eshte jo parimor dhe nuk eshte nje njeri qe mund te mbroje akte si ato te Dodik apo Sheshejl. Presidenti Trump eshte president i SHBA qe ruan linjat dhe interesat qe ruajten Biden, Obama, Bush Klinton, Reagan apo edhe Nixon e Karter. Presidenti nuk mund te rrezoje akte apo linja dhe platforma politike te vendosura ne kohe vetem sepse keshtu mendojne njerez te caktuar ne bote apo njerez qe mendojne se qeveria amerikane mund te jete objekt lojerash i individeve apo edhe qeverive te tilla.

SHBA megjithe gjerat qe mund te jene keq mbetet nje nga qeverisjet me te kontrolluara dhe me te mirat ne bote. Presidenti Trump ishte dhe me gjada do jete nje nga presidentet me te mire te viteve te fundit.

Shpërndaje