Niveli i kriminalitetitLulzim Basha: Motoja e Edi Ramës “Kokat hëngshin” nuk është ligji që duhet të mbizotërojë.

Kreu i Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantik ka reaguar në lidhje me dy ngjarjet kriminale të orëve të fundit. Sipas tij, kjo është pasqyra e degradimit të rendit dhe sigurisë, teksa vendi qeveriset nga një kryeministër që ka ardhur në pushtet me mbështetjen e krimit të organizuar dhe e ka vendosur pushtetin në shërbim të tyre.

 

Reagimi i plotë:

Dy atentate mafioze në pak ditë që tronditën Tiranën dhe vrasja tragjike e 14-vjeçarit te “Fan Noli”, janë një alarm për dhunën që ka mbërthyer vendin. 

Shkollat janë kthyer në vende ku trafikantët shesin lëndë narkotike, duke i bërë ato të rrezikshme për nxënësit dhe një shqetësim të përditshëm për çdo prind, ndërsa zona të tëra të Shqipërisë janë jashtë kontrollit të shtetit, sepse bandat diktojnë me ligjin e dhunës dhe me leje politike.

Kjo është pasqyra e degradimit të rendit dhe sigurisë, teksa vendi qeveriset nga një kryeministër që ka ardhur në pushtet me mbështetjen e krimit të organizuar dhe e ka vendosur pushtetin në shërbim të krimit të organizuar. Parlamenti i Çyrbeve, nuk mund të jetë parlamenti i shqiptarëve.

Motoja e Edi Ramës “Kokat hëngshin” nuk është ligji që duhet të mbizotëroj në Shqipëri.

Forca e ligjit nuk duhet të tolerojë askënd!

Shpërndaje