Shqipëria mbylli rrugëtimin në Nations League këtë mbrëmje, në përballje me Ukrainën.
Para se të nisë takimi, në “Air Albania” u mbajt një minutë heshtje për 14-vjeçarin Martin Cani, i cili ndërroi jetë të hënën pas një sherri me bashkëmoshatarë të tij.
Tifozët kuqezi shpalosën edhe një banderolë me mesazh rrëqethës, ku shkruhej: Vrasja s’është pasion, futbolli PO. Pusho në paqe Martin!”.