Pas pothuaj mbylljes së numërimit të votave ku kandidatura republikane, Donald Trump, siguroi 277 vota elektorale, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i kreut të demokratëve Euroatlantik z.Lulzim Basha.
Më poshtë postimi i plotë:
Përgëzime të përzemërta @realDonaldTrump për fitoren e madhe dhe rikthimin historik politik në Shtëpinë e Bardhë. Jam i bindur se miqësia e madhe dhe aleanca e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara do të përjetojë lartësi të reja, falë mbështetjes së palëkundur të popullit amerikan. Në çdo kthesë të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, shqiptarët kanë qenë të bekuar nga mbështetja dhe miqësia e Shteteve të Bashkuara. Le të vazhdojmë këtë udhëtim të mrekullueshëm të lirisë dhe demokracisë, të bashkuar në besimin dhe angazhimin tonë ndaj vlerave dhe besimeve tona të përbashkëta. Zoti ju ndihmoftë, Zoti President 🇦🇱🇺🇸