LDG|Tryeza për “Aspektin Gjinor të Programit të PD dhe Financimin”

Në një takim të hapur dhe plot energji me drejtuese dhe anëtare të Lidhjes Demokratike të Gruas të qarkut Tiranë, Durrës, Elbasan, diskutuam mbi rëndësinë e përfshirjes së grave në politikë dhe sfidat me të cilat përballen çdo ditë.

Mirënjohje për Westminster Foundation for Democracy dhe Valbona Kuko, drejtoreshë e fondacionit për Shqipërinë, për mbështetjen e çmuar në organizimin e kësaj tryeze, që ndihmon në thellimin e angazhimit të grave gjatë fushatave zgjedhore dhe më tej.

Faleminderit z. Neritan Sejamini për moderimin profesional dhe për kontributin e tij, duke ndarë njohuri të vyera mbi rolin e pazëvendësueshëm të grave në suksesin e PD-së dhe në arritjen e fitores në zgjedhje.

Vazhdojmë me përkushtim për një Shqipëri ku zëri i grave të dëgjohet fuqishëm!

 

#LDGSH #WFD #LDGTiranë #ForcaeGrave #Ndryshim

Shpërndaje