Anëtarësimi në SEPA|Hasa: Kryeministri gënjen edhe për çfarë publikon vetë. SEPA hy në fuqi pas Prillit 2025.

Sekretari për Burimet Njerëzore njëkohësisht dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantik, z.Endri Hasa, ka reaguar në lidhje me lajmin e bujshëm të bërë publik nga kryeministri Rama në lidhje me sistemin unik europian të pagesave.

Sipas z.Hasa, kryeministri gënjen edhe për atë që vetë publikon. Sipas dokumentit të nxjerrë nga SEPA, në Prill të 2025 fillojnë procedurat dhe data operacionale do të jetë akoma më vonë dhe jo që në Janar të 2025 siç pretendon Rama.

 

Postimi i plotë:

Mashtrimi dhe propaganda për çdo gjë nuk është thjesht ves por është sistemi se si funksionon Edi Rama.

Dhe në një ditë me një lajm të mirë si antarësimi në SEPA, Edi Rama gënjen!

Thotë nga 1 Janari sdo ketë më kosto për transfertat ndërkombëtare 🧐 ndërkohë dokumenti që publikoi po vetë ai, e thotë qartë që nga Prilli 2025 fillojnë procedurat dhe data operacionale do të jetë akoma më vonë.

Sic duket qartasi e ka të pamundur të rrijë pa gënjyer 🤥 për çdo gjë. Jo më kot thotë populli: “Vesi del me shpirtin”!

Shpërndaje