1. T’i japë fund luftës Rusi-Ukrainë brënda 24 orëve nga marrja e detyrës ose para inaugurimit të tij në janar.
2. Të shkurtojë fondet për shkollat që trajtojnë çështjet transgjinore, teorinë kritike të racës, ato që zbatojnë mandatet e vaksinave dhe mbajtjen e maskave.
3. Të realizojë dëbimin më të madh në historinë amerikane, duke larguar një pjesë të 11 milion emigrantëve pa dokumente në vend.
4. Të sigurojë paqe të shpejtë në Lindjen e Mesme, duke shtypur njëkohësisht protestat pro-palestineze në shkolla dhe universitete.
5. Te godasë Kinën duke vendosur tarifa tregtare nga 60% deri në 100%. Për të mbrojtur industrinë amerikane, ai premtoi të heqë stimujt për ata që blejnë automjete elektrike, duke argumentuar se nga kjo përfiton Kina.
6. Duke punuar me lideret dhe njerëzit në rajon, ai synon te sjellë ndryshime dhe rezultate konkrete në Ballkanin Perëndimor, duke promovuar integrimin në BE dhe rritjen ekonomike.
7. Ti japë fund taksave mbi bakshishet e punëtorëve, si shoferët e Uber, kamerierët dhe punonjesit e hoteleve. Gjithashtu do të heqë taksat për përfitimet e sigurimeve shoqërore për të moshuarit. Ai ka premtuar të dyfishojë kredinë e taksës për fëmijët në 5000 dollarë.
8. Të mos mbrojë anëtarët e NATO-s që nuk përmbushin detyrimet e tyre që Rusia të veprojë ndaj tyre sipas dëshirës.
9. Të luftojë kriminelët dhe kartelet e drogës me dënim me vdekje si dhe ata që dënohen për krime të lidhura me drogën.
10. Të ruajë rezervat e bitcoin të qeverisë që janë konfiskuar nga aktivitetet, të shkarkojë kreun e rregullatorit të shërbimeve financiare i cili ka ndjekur një qasje të ashpër ndaj ligjeve për kriptovalutat.