Organizatat monitoruese e këshilluese të institucioneve të drejtësisë, OPDAT dhe ICITAP, në bashkëpunim me FBI, kanë organizuar këtë fundjavë një seminar me prokurorët e SPAK në lidhje me prioritetet dhe asistencën e duhur në funksion të përmbushjes së detyrave në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin në nivele e larta.
Më poshtë njoftimi i Ambasadës së SHBA:
Fundjavën e kaluar OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi. Së bashku me përfaqësues nga OPDAT, ICITAP dhe FBI, prokurorët e SPAK u takuan për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të SPAK. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura të Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.