Një bashkëbisedim të hapur e të sinqertë, e ka cilësuar takimin e sotëm, deputetja e PD, Albana Vokshi, ku gjatë diskutimit është vënë theksi jo vetëm te problemet, por edhe te zgjidhjet, që gratë e vajzat hasin gjatë fushatave zgjedhore, por edhe në angazhimin e tyre të përditshëm në politikë, si dhe në rolin e rëndësishëm e të padiskutueshëm të grave në fitoren e zgjedhjeve.
Nga Shkodra, Vokshi e ka vënë theksin te Ndryshimi, që sipas saj vjen nga gratë.
Postimi i plotë:
“Me zonja deputete, anëtare të Këshillave Bashkiake, drejtuese të Lidhjes Demokratike të Gruas në qarqet Shkodër dhe Lezhë, në një bashkëbisedim të hapur, të sinqertë, duke u ndalur jo vetëm te problemet por edhe tek zgjidhjet.
Faleminderit Westminster Foundation për mbështetjen në organizimin e kësaj tryeze në lidhje me “Aspektin gjinor të Programit të PD dhe financimit”.
Faleminderit @neritansejamini për prezantimin dhe moderimin e diskutimit rreth problematikave të panumërta që gratë e vajzat hasin gjatë fushatave zgjedhore, por edhe në angazhimin e tyre të përditshëm në politikë, si dhe në rolin e rëndësishëm e të padiskutueshëm të grave në fitoren e zgjedhjeve.
Një gjë është e sigurt: #Ndryshimi vjen nga Shkodra e #ndryshimi në Shkodër vjen nga gratë!!”