Sa do të ndikojë vota e diasporës në zgjedhjet e 2025? Kjo ishte tema e diskutuar në Barometrin e së mërkurës në Euronews Albania.
Nisur nga lista e zgjedhësve në vitin 2021 dhe të dhënat e censusit të fundit mund të kuptojmë se numri i votuesve që jetojnë në Shqipëri arrin në 54% të listës totalë të zgjedhësve ndërsa i atyre që jetojnë jashte vendit arrin në kuotën e 46%.
Potencialisht, në të 12 qarqet Shqipëria është e ndarë në dy pjesë, gjysmën e votuesve e ka brenda vendit dhe pothuajse gjysmën jashtë vendit.
Në disa qarqe ky raport ndryshon ndjeshëm. Listën me më shumë votues jashtë vendit e kryeson qarku Vlorë, ndjekur nga qarku Gjirokastër dhe ai Lezhë. Ndërsa qarku me më shumë votues brënda territorit është qarku Tiranë, ndjekur nga qarku Berat dhe Dibër.
Më poshtë ndodhet ndarja për të 12 qarqet.
▪︎ Kukësi 55% brënda / 45% jashtë
▪︎ Dibra 64 / 36 %
▪︎ Shkodra 46 / 54 %
▪︎ Lezha 45 / 55 %
▪︎ Durrësi 49 / 51 %
▪︎ Tirana 66 / 34 %
▪︎ Elbasani 54 / 46 %
▪︎ Fieri 49 / 51 %
▪︎ Vlora 39 / 61 %
▪︎ Korça 51 / 49 %
▪︎ Berati 64 / 36 %
▪︎ Gjirokastra 42 / 58 %
Rang Kombëtar: 54 / 46 %