Ndërtimi i segmentit rrugor nga Kashari në Vaqarr do të përfshihet në buxhetin e vitit 2025 dhe do të ketë një kosto totale prej 7.3 miliardë lekësh ose 73 milionë eurosh dhe pritet që të tenderohet brenda këtij viti.
Sipas listës së investimeve, pjesë e projektbuxhetit të vitit 2025, për vitin e ardhshëm qeveria do të paguajë 14.6 milionë euro për këtë investim. Në vitin 2026 do të paguhen 22 milionë euro dhe në 2027-ën edhe 22 milionë euro të tjera.
Ndërkohë që pjesa e mbetur shlyhet në vitin 2028.
Segmenti nga Kashari në Nyjën e Vaqarrit është pjesë e Bypassit të Tiranës. Ai kalon në gjurmën Kashar-Vaqarr dhe përfundon në Mullet.
Ky segment ka një gjatësi prej rreth 7 kilometrash dhe do të kushtojë 73 milionë euro.