Qasja që duhet të kemi ndaj procedimeve të politikanëve – nga Indrit Vokshi

Tek çështja “Meta”, skam asnjë interes

Thjesht çështje të tilla, vlejnë për tu deklaruar nga anon, ose nga kush paguhesh, ose kujt i ke “borxh”.

Të lezetshëm pra disa tipa, analistë kryesisht, të cilët e nisin ëmbël-e-ëmbël, sillen rreth e rrotull, deformojnë nja dy tri të dhëna, pastaj dalin tek qëllimi, shtrojnë pyetjen: A është arrestimi politik? A është kjo, rivendosja e diktaturës?

Është njëlloj si kur shteti ndjek një të shumëkërkuar. Tipi ka restorantin, ka biznese të ndryshme. Arrestimin e quan dhunë ndaj biznesit, dhunë ndaj biznesmenëve.

Po çfarë t’i bëjë shteti se tipi fshihet në restorant, fshihet pas kompanive e deklarohet biznesmen? Edhe këtyre, çfarë tu bëjmë se shkojnë e fshihen nëpër parti politike? A nuk duhet të veprojë ligji vetëm sepse këta janë fshehur nëpër parti? A është partia “strehë imuniteti”?

Pse arrestimi i politikanëve quhet politik, ndërsa arrestimi i 50 vetëve që kanë pasur biznese nuk është quajtur arrestim “biznesor” psh, ose dhunë ndaj biznesit? Sepse politika përfshin emocione e interesa më të mëdha, prandaj thuhet “politike”, për ta përforcuar mbrojtjen dhe “pafajsinë” në thonjëza. Deri sot vetëm politikanët po dalin viktima të sistemit.

Më mirë do të ishte “të deklaroheshin interesat”, është shumë më e ndershme të thuash tjetrin e kam mik, më ka bërë një nder, ia kam borxh ta mbroj, është njeri i mirë, gjynah që arrestohet, diçka e tillë; është më shqiptare kjo, më njerëzore.

Kur futemi tek tentativat për dredhim, keqinformim, rrëshkitje si gjarpri, mashtrim të shqiptarëve duke u deformuar logjikën, dalim zbuluar. Edhe ska efekt, pasi siç është faktuar tashmë, kjo rrugë e manipulimit nuk ka prodhuar asgjë.

Pyetja është bazike: A jemi pro dënimit të politikanëve “mamuthë”, bosëve të paprekshëm, autorëve të këtij sistemi politik tejet të padrejtë e të ndryshkur?

Dhe e bukura: Kanë hallin e arrestimit të Ramës e Veliajt. Po si mund të arrestohen Rama-Veliaj, nëse ti ngrihesh, kontribuon, kundër dënimeve në nivele të larta? Kërkon të ndalosh vendosjen e atij standardi ligjor. Ata i dënon vendosja e standardit. Fakti që sot kërkohet arrestimi i tyre, dmth se po tentohet të vendoset standardi.

Shpërndaje