Poezi nga Gjergj Fishta

Gomari i Babatasit (Metamorfoza)

Ju rrugaca sallahana

vagabonda shakllabana

rricna t`ndyet, mikrobe të kqi

qi të mjerës moj Shqipni

kthelltë hi i keni në mushkni

pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

por der kur, bre batakçi!

Bre coftina, kalbe mbi dhè

der kur ju, tu tallë npër ne,

do t`na qelbi fis e atdhè?

Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë,

se tash ma jemi tue u njoftë,

se kush jini e shka jini

se kah shkoni e se kah vini

plang e shpi se kah i kini

e sa pare u ban gjaku:

se për ju, po, duhet laku,

për me u vjerrë o kund m`do i shpat!

Deri dje, pa kmishë mbi shtat,

me `i gjysmë setre t`pa astar,

lshuemum krahve kalavar

e me `i komçë t`njtitme nën grykë:

pantallonat me “gjyslykë”

kto edhe lidhun me nji spagë:

shtatit rreshke e ba saragë,

t`tanë gordec e berbalec

pa ndo `i msim, pa ndonji dije,

me `i fillore a nji iptadije,

erz e shpirt qitun nën themër:

turq a sllave a grek me zemër,

falun barkut veç Shqipnisë,

si ajo marrja e t`gjith njerzisë…

tuj u shite ju për gjithë treg,

sod na mbahi “Skandërbeg”,

e ngërdhucë, goditë, limue,

rrue, qethë, pipirique,

tash n`”smoking”, tash në “bon-jour”

ju, qi dje s`kishit as ushkuer

me lidhë brekët me nder me thanë

m`sahan t`huej gjithmonë me ngranë,

rrugën krejt na e keni zanë,

ke na shkoni pash e m`pash,

edhe besa me “gulash”

me “afishe” e me “sultjash”,

me “kjumshtuer” e me “ashurè”,

“kosha gjelash” si kubure,

“tarator”, “pilaf me kos”,

“mish me qepe” e “majdanos”

“shish qebap”, “brizholla viçi”,

“kunguj t`mbushum”, “kuzuici”,

“kabuni”- e “mualebi”.

Barku sod ju rri ju kodër,

kargatisë e bamun lodër:

der sa ata burrat e dheut,

qi për jetë e nderë t`Atdheut

kane ra n`luftë si shqipe t`leta,

kanë shkri gja e shpija t`veta,

kanë tuj dekë rrugave unit,

me iu dhimbë gurit e drunit.

Përse, po, kta matrahulla,

kta shqiptarë, shqiptarë kah ksula,

n`vend qi ju me u vu n`konop,

a se brinjt m`jau zbru me shkop,

a, mos tjetër, me u ngushtue

me xjerrë zhuri kund m`ndo `i prrue

për me shtrue ndo `i rrugë të shtetit

a me dlirë ndo `i skelë detit,

lavjerre buzësh, harru si viça

kqyrin m`ju si t`ishi ogiça,

për me u pri udhës s`qytetnisë

e me i sjellë t`marën Shqipnisë.

Ani kush, pra, me i pri kombit:

ju, do pyka bijtë prej llomit

qi “shqiptarë” vedit i thoni,

jo pse ju Shqipninë e doni,

jo pse ju ndo `i send kuptoni

shka asht Atdheu e shka asht Liria,

shka asht Vllaznija a Parasija,

Përparimi e Qytetnia,

por veç pse ende der më sot

nji tyran s`po e gjeni dot,

nën kambë t`cillit ju me u shtrue,

se un ma tash ma jam regjë me jue,

e jau njof shpirtin der m`palc,

pleh i ndytë me u bartun n`shalc

e me u qitë jashta Shqipnije.

 

 

Mehmet Ali Pasha (Kanga e Dhetë nga Lahuta e Malcis)

Po rreh teli i vilajetit

kush a Krye e Bajraktar

kush a ‘ beg e shpi e pare

m’Kacanik e del n’Qafe t’Diellit

hiq e eja ne Gjakove

pse ka ardhe nji Pashe i ri

e ka ‘ i fjale te madhefort

me ua thane Kreneve te Shqipnise

te konaku i Abdullah Drenit.

Shkuen tri dite e shkuen tri net

edhe krenet behen n’Gjakove.

Njani beg e tjetri age

kussh Vojdove, kush Bajraktar

U kane pri nja dy zotni

Ali Pasha e Haxhi Zeka

burra lidhe me bese shqiptare

si dy plumbe n'”xheverdare”

fille te Pasha kane hi

Ata mire i ka prite Pasha

U ka qite dihan e kafe

i ka pevete per rob e shpi

e per treg e per bujqesi

per mehmure e veqilade

se si shkohej n’kete dhe jeta

se a po kisht’ me se m’u rrnue.

Qatje vone po zen e thote:

Baba Mbret u ban “selam”

se ai ju u ka, po, hajmali

hajmali bajtun nen sjetull

u ruen porsi sy ‘n ne vetull

Vecse erdhen mote t’veshtira

si per Mbret ashtu per krajla…

Ele ma qaj Knjaz Nikolla

nuk po i sheh kund maje vetit,

ke ka ngele n’krepa t’Cetines

pip i lemuet, pa gja mbas shpirtit

me iu dhimbte gurit e drunit.

Prandaj krajlat jane mendue

jane mendue e kane pleqnue

me iu lute Mbretit t’Stambolles

qi t’ia leshojne kund kah Shqipnia

ndo’ i grime djerr, ndo’i pellambe toke buke,

sa me pase ku me gjallisun

pse, vellahi! ngusht ka ra.

Edhe Mbreti, iu rrite jeta!

e ka ba me mend pleqni

me ia leshue Malit te Zi

Hot e Grude, Plave e Gusi…

Pasha Zotin! ka gabue

xu Ali Pasha tu u idhnue

se kjo pune qi s’bahet kurre

se gja e shkrete s’ka mbete Shqipnia

qi me u dhane “bakshish” nder krajla.

Shqipnine Mbreti s’e ka shtrue

me arme n’dore, si viset tjera

tjera vise te Ballkanit

por ortak u ba ai me ne

tue u lidhe me bese e fe

se ai Shqipnine e njeh Shqipni

se s’na lot kanu’n e t’Pareve

se s’na preke nder toka tona

e se na atij i shkojme n’ushtri

kurdo lufte t’i qese anmiku.

Na edhe besen ia kemi majtun

ku ka thane kemi shkue

se n’Jemen na keme luftue

me Junan na jemi pre

jemi gri me Arme e Shkje

pa nji t’mire, o Zot, per veti

se ketu s’ke kurrgja per smbari

vendi e gjindja leshue pa zot

hajni e cubi ndeje mbi post

i pafaji vjerre n’konop;

gjaja hupe nder thonj t’ “urtatit”;

erzi i burrit per dy parekryet e burrit p’r’i cingare

e sot dashtka baba Mbret

me Shqipni me ba ai ndere

tue ‘ i shporte fiqsh kjo ka qillue

ani kuje? Malit te Zi!…

A din shka, ti Pasha i Mbretit?

Ngarko raqet per Stambolle

se ky, po asht nji vend i eger

e po t’njitet kund ndo’ i ferre…

Sa per caqe te Shqipnise

keto kahere kane vendue

i ka ngule shpata e Shqiptarit

e njaj Knjaz i Malit te Zi

s’ka me i shkule, mor’ pasha Zotin!

me iu ba dhambi sa derrit.

C’ka qite pasha edhe i ka thane

se ti kenke ‘ i Arnaut i cmendun

dalun Dinit edhe Imanit

pse keshtu Turku, bre! Nuk flet

Ani kush “ortak” me Mbretin…

Do kocake, do cuba malit,

per t’u vjerre te gjith’ n’konop.

Haps, bre! Derrat ketu me i ba

pse mos t’isht’ Mbreti i Stambolles

dielli drite s’kishte me leshue

e as s’merr fryme krajl permbi dhe;

jo ma “ortak” Mbreti me u ba

me maloke, cuba shqiptare…

S’ka shqiptare as s’ka Shqipni

vec ka Allah, Mbret e Turqi!

Vrik ka hi caushi i zaptive

e i ka reshe burrat perpara

si bariu qi rashe bagetine

kur prej mbramjet dredhe kah shpia

edhe n’burg, ku lidhet kali,

i ka ndry Krenet e Shqipnise.

Pune e keqe, pasha buken:

s’asht per burra hapsi as shkopi

per ta a’ shpata ase konopi.

por se shka se puna e keqe

ajo vjen, po, tue u shtue

nese curril e bahet perrue.

Prandej Pasha ka gabue

haps me i ba Krenet e Shqipnise

perse toka nuk pat plasun

qi me qite vetit mbi dhe

e kurrkush mos me u ra mbrapa

por kane gjind e kane robni

porne fis e kane vllazni

e ata gjinde e ai fisi i tyne

thone, s’ia barin t’keqen kuje.

keshtu qi Mehmet Ali Pasha

ku me ra, thom, nji dite ngusht

ka me kape ai kryet grusht

per shka bani n’Krene t’Shqipnise

Pse t’bjere ngusht nji Pashe i Mbretit

ka ndo’ i send e s’ka ndo’i send

vec un drue p’r’ Abdullah Drenin

nper ate mik, qi mban te shpia

munt t’na i bije ndo’ i pune e keqe

perse bese un s’munt t’a xa

se nuk lot Shqipnia e Eper

se s’po lot Shqipnia e eper

per me i peshtue ata Krenet e vet

per me ba qi ai Pasha i Mbretit

fort te bindet prej vetvetit

per shka bani n’krenet t’Shqipnise

Po, per shka se Abdullah Dreni

veshtire se len m’ia shkerrye kush mikun

a’i Gjakovas, nuk ban marre

pse edhe e ka pushken zanate

Prandej, thom, se nuk do t’ ngjase

e n’Gjakove rrebte do t’kersase

psehalise iu dha kushtrimi

m’Kacanik e del n’Qafe t’Diellit

cmerr prej Sharit n’Buletin

me rra turr n’pazare t’Gjakoves

tym per shpi ka ‘ i burrne me arme

E t’ka rra Peje e Rugove

ka leshue Gash ‘ ka leshue Krasniqe

asht dynde Plava me Gusi

e t’kane dale n’ate fushe t’Gjakoves

tym per shpi ka ‘ i burrne me arme

E t’ka rra Peje e Rugove

ka leshue Gash ‘ ka leshue Krasniqe

asht dynde Plava me Gusi

e t’kane dale n’ate fushe t’Gjakoves

porsi miza per kercune.

Ani shane s’largu anmiku

se kurr bashke s’bahen Shqiptaret!

Preki’ i her ti n’toke te Pareve

preki ‘ i here ti n’erz te fisit

edhe ty kane me t’diftue

se si dijne keta me u bashkue

se si bijne keta n’shpine t’anmikut

thue a ‘ ajo lava e kacanikut

kur ne Shendre ta foroje zia.

Qe edhe pasha Mehmet Pasha

pat mendue n’Stamboll me veti

se Shqiptaret n’godi s’mund t’bi’n

porse tash qi a’ ai vete tue pa

se si behi pika e djalit

m’ato rranzat e Gjakoves

ia ka vu, po, gishtin krese

e ka nise ai me u pendue

per shka bani n’Krenet t’Shqipnise.

Valle, po i thote Abdullah Drenit

shka ka rra sot gjith ky njeri?

a jane krushq ardhun per nuse?

A jane axhamite e Mbretit

qi po shkojne me u veshe nizame?

Tungjatjeta, po i thote Duli

as sjane krushq ardhun per nuse

as s’jane azhamite e Mbretit

qi po shkojne me u veshe nizame

por jane djelmte e Shqipnise s’Eper

qi kane ardh me fole me ty

per do Krene, qi t’kane pase nisun

e qi kthye s’u kane ke shpia.

asht vra Pasha kur ka ndie

se atij mendja s’ia pat pre

qi n’Shqipni aq njeri peshtjellet

per t’rane mbrapa puneve t’veta

Shka i tha, atehere, caushit t’zaptive?

Shpejt me i leshue Krenet e Shqipnise

perse… fale i paska Mbreti

edhe Krenet i kane dale prej burgut

e pa lype n’Pashe me u pjeke

fille kane vojte n’ate fushe t’Gjakoves

ku kane mbeledhe haline n’kuvend

e kane nise te bisedojne

si t’ia bajme e tek t’ia bajme

se ne Mbreti na ka shitun

na ka shitun Malit te Zi

per nji rrotull gurabi.

E ky Pasha, Mehmet Pasha

ky edhe ardhka prej Stambollet

per me i dhanun Knjazit dore

n’Hot e n’grude, n’Plave e Gusi

T’tane halia thote nji fjale

se Shqipnine s’e leshojme per t’gjalle

se na desim t’gjith si kemi

e n’dore Knjazit nuk i vemi

se edhe pashen e Stambolles

ketu e duem, m’ia ba ne gjyqin

ta marre vesht Krajl e Mbret

se Shqipnine kush s’na e perket!

Haxji Zeka atehere asht cue

ka marre fjalen t’kuvendoje

Dere ne za asht shpia e drenit

ku han buke i verbte e i shkrepte

edhe trim asht Abdullah Begu

mire asht lajmin, thom, m’ia cue

e na leshon pashen n’dore gjalle

e ia lype Shqipnise per mik.

Burre i urte ky Haxhi Zeka

burre i urte e flet arsye

pse s’i pritet miku kuje

n’dashte Shqiptare, n’dashte njeri i huej

pa e ba dert ke zot i shpise

Ka shkue lajmi n’dere te begut

e i ka thane Abdullah begut

ti qi je Abdullah begu

falemeshendet po t’con halia

nji murtat qi ke te shpia

a thue ba n’dore me na leshue

perse e keme nji gjyqe me te.

Ka qite begu edhe i ka then:

se asht murtat, se s’asht murtat

ku ta dije kete pune i mjeri

pse, vallahi, pervete s’e kam.

Kete zanat s’m’a ka lane baba

me i pervete miqte un se shka jane

se shka jane e shka nuk jane

se kah vijne e se kah shkojne

shka punojne e sa rrugojne.

Vec, po, ‘ i pune baba m’ka mesue

miqte per t’gjalle un mos me i leshue

Po t’me lype halia mue

gjithku e kam un gjane e babes

po ia leshoj t’eger e t’bute

po i leshoj token me gjithe shpi

po i leshoj plemet me tagji

po i leshoj vathen me bageti

dhen e dhi un po ia fali

erz, e shpirte, e mik s’e fali:

Asht cue lajmi edhe ka shkue

begu n’kulle mire asht ngujue

me miq t’vet e pesedhete Fanda

t’zotet me bre hekur me dhambe

mjaft me thane njaj Oshi i Nuros

qi po kish’, po, nja tri zemra

e po kisht’ synin rr’fe

qi s’la Pashe me thye kanunin

qi s’la beg me fike katundin

nuk la age me ba placke grunin.

Valle, c’ka thane hoxhe Korenica

Pa ndigjo, ti Osho i Nuros

qi je Fande e ha kuvend

edhe din si hece kanuni

a m’i thue ati’ Abdullah Drenit

le t’na leshoje Pashen e Mbretit

le t’na leshoje Mehmet Murtatin

pse per mik hazmin e vendit

nuk e xen kanuja e Malve!

Oshi i Nuros m’ate frangi

se, manat, hoxhe efendi

mue ketu begu s’me ka pru

me prite peng, me da kanu

mbasi as doke s’po isht’ n ‘ Shqipni

me lype mikun me pleqni

por me pushke, barut te zi.

Vec se shka, si m’duket mue

per Shqiptare kund gjase nuk ka

mikun shoqit me ia nga

pse fale njeri tate e vella

fale te shame e fale te rame

por jo mikun n’buke e krype

s’e ban as Dulo dreni

qi bjen n’zjarrm e qi bjen n’uje

edhe mikun s’ia fale kuje

si tash huta te difton.

Edhe “huta” bani e “bam”

Lum e lum per t’Madhin Zot

kur ka krise “huta” e Oshit

se c’ka ushtue Suka e Cabratit

se c’asht dridhe qaj Gramoleci

se edhe lufta c’asht ndeze zhari

me Shqiptare t’u vra Shqiptari

Shqiptaret, po t’u vra n’mjet veti

per nji Pashe qi cueka Mbreti

Eh! ate Zoti ma marrofte!

Perse i huej, kushdo qi kojfte

ai gjithmone a agur i zi

per te mjeren Shqiperi

si njaj korbi qi ndjellezi.

A s’e’ i here, se e zeze nji prove

asht t’u reshe sot mbi Gjakove

neper shkak t’nji njeri t’huej

qi vec dam se ‘ i t’mire s’suell kuje?

Keq nper te Shqiptaret ngaterrue

m’shoqisho’in keta m’arme kane leshue

ai ta vras pashen e Mbretit

ky ta peshtoj Pashen e Mbretit

Njani thote” me ka ra mik

tjetri thote: e kam anmik

edhe thejne per te rradaket

si t’i’n poca e kunguj Vraket

si mo’ Zot, ma keq per ne

qi n’vend t’lidhim bese a fe

me u vra na me Turk e Shkja

jete e Atdhe qi na kane tha

coh’na e vrit’na vella me vella!

Keq asht mikun m’ia pre kuje

keq asht lajmin m’ia nga kuje

s’bje’n faj lajmi, as gjobe nuk lane

por ma keq asht me vra vellane.

Prandej keq a’ e si a m’a zi

keshtu Shqiptaret sot me u perzi

e me u gri keta ndermjet veti

per nji pashe qe cueka Mbreti

per nji Pashe p’r’i njeri t’huej

qi vec dam se t’mire s’suell kuje

Pse edhe, besa, asht ba shume gjak

kane mbete gjindja nper sokak

nper sokak e mbi cardak

mjaft me thane se ai Osho i Nuros

nper ato frangjia t’kulles

njiqind vete, po, me te njehun

me dore t’vet i bani t’dekun

per t’peshtue jeten nji “halldupi”

ndoshta rode magjupit!…

Plot tri dite e rafsh tri net

krisi pushka nper qytet

der’ qi zmbramit kulla u muer

e u vra pasha, mbeshile ne kjuer.

Sa per Pashen, drejte po u tham

kurrnji grime un dert s’po kam

s’po kam dert as sm’vjen e veshtire

t’i’n kene dy edhe fort ma mire

vec un kjaj Abdullah drenin

Shaqir Currin, Ram Rustenin

edhe kjaj Oshin e Nuros

qi per mik e shkrine vetin

si zanat qi e ka Shqipnia.

Atehere tok asht mbeledhe halia

edhe fjale mbratit ka cue:

Pa ndigjo, ti lala Mbret

shka po t’thote halia e Kosoves

se ta cojsh ndo’Pash n’Shqipni

per t’ia dredhe lakun bakeqit

per t’ia shtruem udhen shtegtarit

e per t’cile kishe e xhami

per “dintare” e ‘kryqali”

ani shka, mundesh m’e cue

pse ende doret s’t’kemi dalun

Por, sa per me da Shqipnine

e Nukolles m’ia cue “pashqesh”

pasja Zotin!Lala Mbret

nuk pse cone Pashen n’kete dhe

pse ta vrasim, pa dy fjale

si t’keme vra Mehmet Aline

Lajmi s’vritet, thote kanuja

por na ty nuk kemi ku t’marrim

do t’vrasim veqilat t’u

po vune dore keta me na shite

a “bakshish” me na dhane t’huejve.

Kur ka vojte fjala nper krajla

se shka bane Shqiptaret n’Gjakove

po ky komb, kane thane, valle! “V’kenka?

C’kenka, valle, ky komb Shqiptar

qi ‘ grusht njerez, t’ vobeget tue kene

( fare e fis t’cilve s’u dihet

e as emnin na ndie s’ua kemi)

guzojne t’thejne fjalen e Krajlavee

edhe ate t’Mbret t’Stambolles?

Te ura e Rrzhanices

 

Riza Pasha del n’kala

“Madhi Zot, se shka me pa!

‘fort mjegull paska ra

n’ate Rrzhanice, nen Podgorice

S’ka me ngajte e do t’bjere shi

kazne e madhe per bujqsi!”

T’u ngjatjeta i thote Myftiu

s’ka ra njeg’ lla kah Malsia

kah Rrzhanica e Podgorica

por asht cue tymi i barotit

djalmte e Grudes e Leket e Hotit

kah luftojne me Mal te Zi

qi ka dyndun top e ushtri

me hij mbrenda ne Malsi

Mark Milani na u ka pri.

Po ; sot n’nadje kur ka ague

Mark Milani i trim drangue

tue i hype gjokut n’pulla shkrue

burizanin ai ka urdhnue

bje burise e t’dale ushtria

edhe t ‘ niset kah Malsia.

Krisi lodra edhe buria

edhe n’kambe ia ban ushtria

e u rreshtue per fushe t ‘ mejdanit

pora kalit t’ Mark Milanit.

Atehere Marku xu mbi kale

“Pa ndigjonje, o djelm, nji fjale

sot n’Malsi na kem me dale

pse e dau Rus’ ja n’pleq t’Berlines

me ia leshue Knjazit t’Cetines

Hot e Grude, Plave e Gusi.

E na sot, qe jem, shtrengue

keto male me i pushtue.

Por se shka? nji pune po drue

se pa gjak nuk kane me u leshue.

Pra, t ‘gatohi me qindrue

pse kem’ lufte me trima rr’fe

t’cilt per Atme edhe per fe

e bajne e bajne deken si me le.

Por, ne kjoshi, o djelmt e mi

t’bijte e atyne qi n’mal t’Zi

kane ruejte fe, kane ruejte liri

tue luftue si shqipe t ‘lehta

n’krepa tone per sa qindvjeta

a ju mbrana n’Hot do t’ mrrini

Malsise mbrena do t’hini.

Do ta ngulni n’Hot bajrakun

do ta zbardhni karadakun.

Urra djelm, eh, u dhashte e mbara!

perse fati na hece para!

Keshtu u tha Marku e ra buria

edhe u nis per ne Hot ushtria.

Ehi, moj Zane, ty, t’kjosha true!

A thue din ti me m’kallzue

se sa ushtare ka Mark Milani

si ia quen Vojvodat zani?

Pse s’ta njoh asnji per be

un Shqiptar ata jane Shkje

ne na dane nji gjak e ‘i fe,

n’ meni t’shoshoqit kemi le:

keme ndermjet nj qielle e’ i dhe!…

 

 

 

Shpërndaje