Përvjetori|Netanyahu për 7 tetorin: “Lufta e ringjalljes” do të vazhdojë.

Benjamin Netanyahu foli sot në një mbledhje të posaçme të qeverisë për të shënuar përvjetorin e masakrës së 7 tetorit, një ngjarje që ai e përshkroi si “ditën më të zezë” dhe “sulmin më të tmerrshëm ndaj popullit hebre që nga Holokausti”. Gjatë kësaj ceremonie, kryeministri izraelit theksoi se, ndryshe nga Holokausti, populli hebre u ngrit kundër armiqve të tij dhe nisi një luftë të ashpër për t’u përballur me sfidat e kohës.

Netanyahu nënvizoi se “lufta e ringjalljes” do të vazhdojë derisa të përmbushen objektivat e Izraelit, të cilat përfshijnë zhdukjen e Hamasit, kthimin e pengjeve në shtëpi dhe parandalimin e çdo kërcënimi të ardhshëm nga Gaza. Ai shprehu angazhimin e tij për të siguruar kthimin e izraelitëve në shtëpitë e tyre dhe për të ndryshuar realitetin e sigurisë në rajon. “Për hir të fëmijëve tanë, për hir të së ardhmes sonë, ne duam të sigurojmë që asnjëherë më të mos ndodhin tragjedi si ajo e 7 tetorit,” tha ai.

Shpërndaje