Përplasja|Xhafaj: Media kriminale dhe gjobëvënëse.Top Channel: Nuk e pastron dot figurën duke na sulmuar ne.

Një përplasje mes ish-ministrit Fatmir Xhafajt dhe televizionit kombëtar, Top Channel ka nisur ditët e fundit.

Debati ka nisur pas një deklarate të Xhafajt në “Opinion”, ku ish ministri ka sulmuar Top Channel duke e quajtur “media të kriminalizuar”, teksa ka qenë duke folur për akuzat ndaj vëllait të tij, Geron Xhafaj dhe për dosjen “Babale”.

Ai u pyet nga gazetari Blendi Fevziu për investigimin e vitit 2017-2018. Investigim i bërë nga “Inside Story” në Top Channel, por emri nuk u përmend në studio, ndërsa ish-ministri e quajti një emision “gjobëvënës”.

“Është makabre e gjitha kjo. Është e turpshme. Në 2017- 2018 është bërë një emision në një televizion kombëtar, gjobvënës, që njihet dhe është akuzuar publikisht për gjobvënie, dhe është bërë emision për mua pasi kam ikur nga Ministër i Brendshëm, produkt i aleancës së plehrave, midis krimit, biznesit, grupeve të biznesit në këtë fushë dhe medias së kriminalizuar, dhe është ndërtuar një fabul. Kjo është si puna e asaj, pse nuk bie këmbana në fshat? Sepse nuk ka fare këmbanë. Unë dhe ky person që është folur kaq shumë, që më kanë akuzuar, ky personi që i thonë kunati im, , ky njeriu ka dy gjëra të përbashkëta me mua, është shqiptar dhe ngrohemi nën një diell, zero njohje. Hodhe gjithë këtë baltë, ta pastrova, bëj një emision tjetër, të vij prap unë dhe më thuaj që i verifikove. Nuk e di kush është ky njeri, di vetëm emrin dhe kompaninë, nuk e kam idenë, i kam pyetur të gjithë familjarët e mi, nuk kanë asnjë lidhje”, tha Xhafaj ndër të tjera.

Menjëherë pas këtij sulmi ka reaguar edhe Top Channel, e cila në një kronikë thotë se Xhafaj me këtë deklaratë ka për qëllim pastrimin e dhe ambicieve politike.

“E për të arritur këtë, Xhafaj duhet të pastroj të shkuarën e tij, ku Inside Story ka një rol të pashmangshëm. Dokumentari, për të cilën Xhafaj i referohet me zhargonin e gjobëvënies, reflekton një mllef të mbartur, një argument shterp, një akuzë penale, përballë dhjetra fakteve të publikuara në dokumentarin e vitit 2018. Top Channel mund të anashkalonte një përgjigje për Fatmir Xhafajn, nëse do të fliste me etikë, pa fyerje, njësoj siç i shpjegonte publikut me brishtësi pafajësinë e të vëllait, për akuzën e trafikut të drogës”, thuhet ndër të tjera në kronikë.

Dalja publike përkon me ambicien e re politike të cilën Xhafaj e ka shpalosur kohët e fundit nëpërmjet një komisioni të posaçëm anti-korrupsion, që brenda radhëve të socialistëve shihet si një rikthim I ish Ministrit të Brendshëm.

E për të arritur këtë, Xhafaj duhet të pastroj të shkuarën e tij, ku Inside Story ka një rol të pashmangshëm. Dokumentari, për të cilën Xhafaj i referohet me zhargonin e gjobëvënies, reflekton një mllef të mbartur, një argument shterp, një akuzë penale, përballë dhjetra fakteve të publikuara në dokumentarin e vitit 2018.

Top Channel mund të anashkalonte një përgjigje për Fatmir Xhafajn, nëse do të fliste me etikë, pa fyerje, njësoj siç i shpjegonte publikut me brishtësi pafajësinë e të vëllait, për akuzën e trafikut të drogës.

E meqënëse vitet kanë kaluar nga transmetimi i Inside Story, Top Channel ka vendosur të rikthejë edhe njëherë vëmendjen tek pikat kyçe, për të vlerësuar vetë opinioni mbi profesionalizmin gazetaresk.

Për dokumentarin që Xhafaj e akuzon, do të ishte e udhës që të shpjegonte sesi është dhunuar Valbona Duka, kur ai ishte hetues në vitin 1985.

“Më mori Fatmir Xhafa në pyetje, ishte hetues i vëllait tim. Kur vdiq Enver Hoxha në ’85-ën, ky me shokët kishin ngrit dolli gjoja se ka vdekur Enver Hoxha, kanë pirë raki. Dikush i spiunoi dhe e arrestuan, e dënuan 19 vite. Ditën që do martohej e arrestuan.

Si në kohën e Enverit, edhe presion kishte. Ma ka bërë këtë krah Fatmir Xhafaj..duke më pickuar, kallëzo se ku i ke lënë florinjtë e kallëzo se ku do shkoje me vëllain”, tha Valbona Duka asokohe për Inside Story.

Publiku kërkon transparencë nga Xhafaj, sesi ai është pronari faktik i një pallati 10-katësh në Pogradec, që ligjërisht është në emër të vëllait të bashkëshortes së tij notere. Ai është ndërtuar në vitin 2003, në të njëjtën kohë kur Xhafaj ishte deputet i këtij qyteti dhe bashkia drejtohej nga socialistët, një konfikt të hapur interesi.

“Thonë pallat i Xhafës”.

“I Xhafës, kështu thonë”

“Xhafa e ka ndërtuar”

“Pallati i Fatmir Xhafaj, kaq di unë”– u shprehën banorët për Inside Story.

Fatmir Xhafaj nuk u pyet dhe as nuk foli në intervistën e Opinion, për tre kallëzimet ndaj tij, gjatë kohës kur ishte ministër  në vitet 2004-2005, për abuzimin me fondet publike për ndërtimin e zyrave dhe një shkolle për riedukimin e të rinjve të burgosur. Dosjet e tij u mbyllën nga prokurori Vexhi Muçmata, që më vonë u shpërblye me postin e deputetit në Partinë Socialiste. Për akuza më të vogla se kaq, në kohën e sotme të SPAK, kolegët e Xhafajt janë pas hekurave.

Në vitin 2005, kur ai ishte ministër, merret vendimi për ngritjen e burgut për të mitur në zonën elektorale të Xhafajt. Fondi ishte 47 milionë lekë por pas nënshkrimit të kontratës, firma paraqit një preventiv të ri ku merreshin përsipër vetëm 1/3 e punimeve me ato para.

Përpara përbaltjes së Top Channel, Xhafaj duhet të sqaroj opinionin publik se cilat kanë qënë interesat e vëllait të tij në lojërat e fatit me dy vëllezërit Gramoz dhe Besnik Murataj. Këta dy të fundit dalin dhe në dosjen e trafikut të drogës, ku është i përfshirë dhe Agron Xhafaj.

 

Pjesë nga debati i Xhafaj me Luneda Sufalin

Xhafaj: Nuk e di çfarë pune bën aty ti…?

Sufali: Pastruese

Xhafaj: Atëherë dil nga salla

Sufali: Kam për të referuar në komision

Xhafaj: Atë e vendos unë. Tërhiqu, do të ndërpres komisionin po të them.

Sufali: Nuk dal jashtë.

 

Si një nga hartuesit e reformës në drejtësi, Xhafaj mund të kursente sulmin ndaj Top Channel, dhe të shpjegonte sesi kishte shtuar një nen në Kodin e Procedurës Penale për të penguar ekstradimin e vëllait në Itali, një akuzë kjo e ngritur dhe nga zyrtarët e Partisë Demokratike.

Fatmir Xhafaj thekson se Inside Story kishte lidhje me krimin, por e vërteta është që ky dokumentar është i vetmi në Shqipëri që ka bërë investigime për bandat më të rrezikshme, përfshirë dhe atyre që bënin biznes me familjarët e Xhafajt.

Ky editioral nuk është për të pastruar veten Top Channel, por për të ndihmuar Fatmir Xhafajn që të harrojë të shkuarën e tij, që siç thotë ai, e ka përndjekur në 22 vitet e fundit.

Shpërndaje