Papa Françesku: më 7 tetor, një ditë lutjeje e agjërimi për paqen botërore.

Gjatë meshës për hapjen e sesionit të dytë të Asamblesë XVI të Përgjithshme e të zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve mbi sinodalitetin, Papa Françesku njoftoi se të dielën e ardhshme do të shkojë në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe në Romë, ku do të thotë Rruzaren e do t’i drejtojë “Virgjërës Shenjte një lutje të zjarrtë”.

Ati i Shenjtë i ftoi anëtarët e Sinodit të bashkohen me të e, përveç kësaj, e shpalli të nesërmen, 7 tetor, një Ditë lutjeje e agjërimi për paqen botërore.

Shpërndaje