Avokatët Rezart Kthupi dhe Adriatik Lapaj kanë bërë me dije se janë njoftuar nga Gjykata Kushtetuese se më datë 26.11.2024 ora 11:00 do të mbahet seanca gjyqësore në lidhje me ankimin e bërë nga subjektet Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” dhe organizata “Shqipëria Bëhet”.
Ankimi ka për objekt “Shfuqizimin e nenit 67 të ligjit nr,10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” ndryshuar me nenin 5 të ligjit nr.81/2024, si të papajtueshem me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimin e zbatimit të germës “a” dhe “b” të pikës 1 dhe fjalise së fundit të pikes 2 të nenit 67 të ligjit nr. 10019, datë 29,12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, ndryshuar me nenin 5 të ligjit nr. 81/2024.”, ose siç njihet në publik; kundërshtimin e listave të mbyllura që dy partitë e mëdha parlamentare vendosën sesionin parlamentar të shkuar.
Gjykata Kushtetuese ka mundësinë të tregojë jo vetëm se është e pavarur dhe larg ndimimeve politike por ti shërbejë demokracisë dhe qytetarëve që të zgjedhin vetë ato se kush duhet t’i përfaqësojë në Parlament.