E ftuar në emisionin ‘Task Force’ në ‘SYRI TV’ me moderatoren, Sonila Meço për të diskutuar mbi shkeljet e vazhdueshme që mazhoranca po kryen ndaj të drejtave të opozitës në parlament ishte drejtuesja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi.
Vokshi është shprehur se Plarent Ndreca nisi mbledhjen e komisionit në kundërshtim me ligjin dhe kishte marrë në pyetje dëshmitarin kur prezent nuk ishte kryetarja e komisionit.
Pjesë nga intervista:
“Garda kishte dalë të na pengonte, ishte një skenar që do ta kishte zili dhe sigurimi i shtetit. Plarent Ndreca nisi mbledhjen e komisionit në kundërshtim me ligjin dhe kishte marrë në pyetje dëshmitarin kur prezent nuk ishte kryetarja e komisionit.
Ndreqa është një nga ushtarët e Edi Rama e ka kapur prej fyti dhe ka firmosur për afera korruptive në të gjitha postet drejtuese që ai ka marrë pjesë. Ka tre raporte të KLSH që e kanë kapur në abuzim dhe shpërdorim të detyrës dhe kanë kërkuar që ai mos të jetë më pjesë e administratës publike.
Pra ju a mendoni nëse një hajdut do të hetojë një hajdut tjetër që është i kahut të tij, kjo nuk ndodh. Ai është në konflikt se ka qenë avokat i koncesioneve dhe janë me akuzë nga SPAK. Po edhe Milva Ikonomi kanë firmosur për këtë koncesione dhe janë në konflikt interesi.”