Komisioni Antikorrupsion|Basha: politika të qëndrojë larg drejtësisë

Reagimi i Bashës:

Po ndjek me vëmendje vendimet e institucioneve të drejtësisë për të mos marrë pjesë në komisionin Xhafaj. Prej janarit kam denoncuar përpjekjen e mbrapsht të mazhorancës për të përdorur mekanizmat parlamentare për të cënuar ndarjen e pushteteve, me pretekstin e integrimit europian, që nën qeverisjen Rama ka ecur me hapin e breshkës.

Ndarja dhe balancimi i pushteteve është jetike për jetën demokratike të vendit, ndaj detyra e politikës është të qëndrojë larg drejtësisë, si parakusht për t’u dhënë shqiptarëve një të ardhme më të mirë dhe një përparim të shpejtë drejtë BE-së.

Shpërndaje