Ashtu siç është bërë me dije mbrëmë vonë, masakrës së djeshme iu shtua edhe një viktimë duke e çuar në tre numrin e tyre.
Arlind Bushati nuk mundi t’i rezistojë plagëve të marra në kokë e për pasojë mbrëmë vonë ka ndërruar jetë në ambientet e Spitalit Rajonal Shkodër.
Sot është ceremonia mortore për përcjelljen në banesën e fundit të 32 vjeçarit. Familja Bushati ka hapur dyert për miqtë dhe dashamirësit e tij.