Deklarata e Ministrisë së Jashtme Izraelite:
“Sot unë e kam shpallur sekretarin e përgjithshëm të OKB-së António Guterres si persona non grata në Izrael dhe i kam ndaluar hyrjen në vend. Kushdo që nuk mund të dënojë pa mëdyshje sulmin e urryer të Iranit ndaj Izraelit, siç e ka bërë pothuajse çdo vend në botë, nuk e meriton të shkelë në tokën izraelite.
Ky është një sekretar i përgjithshëm që ende nuk ka denoncuar masakrën dhe mizoritë seksuale të kryera nga vrasësit e Hamasit më 7 tetor, as nuk ka udhëhequr ndonjë përpjekje për t’i shpallur ata një organizatë terroriste.
Një sekretar i përgjithshëm që u jep mbështetje terroristëve, përdhunuesve dhe vrasësve nga Hamasi, Hezbollahu, Houthis dhe tani Irani, anija mëmë e terrorit global, do të mbahet mend si një njollë në historinë e OKB-së”, shkruhet në reagimin e ministrit të Jashtëm Katz