Detyrimi për deklarimin| Tatimet njoftojnë bizneset dhe paralajmërojnë për penalitete.

Administrata Tatimore kërkon informacion për pronësinë e ambientit ku ushtrohet aktiviteti. Kështu, ajo iu ka kujtuar të gjithë tatimpaguesve që brënda datës 20 tetor duhet të deklarojnë në e-Filing informacionin mbi pronësinë ose kontratën e qirasë të vendit ku ushtrojne aktivitetin ekonomik.

Tatimet paralajmërojnë se mosdeklarimi i adresës së ambientit të aktivitetit konsiderohet kundërvajtje administrative sipas ligjit.

Subjektet duhet të bëjnë kujdes pasi ky informacion është i detyrueshëm për çdo njësi biznesi, si për NIPT kryesor ashtu edhe atë sekondar.

Mosrespektimi i këtij afati sjell penalitete sipas Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në RSH”, neni 23, pika 1 dhe Ligjit nr. 87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”.

Shpërndaje