Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, z.Celibashi, ka njoftuar subjektet politike në lidhje mbi mundësinë e zhvillimit të votimin elektronik në 5 qarqe, për zgjedhjet qëndrore të vitit 2025. Ai bën me dije se kjo mënyrë votimi në këtë numër qarqesh nuk mund të zhvillohet pasi koha është e pamjaftueshme për përgatitjen e gjithë elementëve teknik dhe njerëzor për zhvillimin e këtij lloj votimi në këtë numër qarqesh.
Duke vlerësuar interesin dhe dobinë për shtrirjen graduale të votimit elektronik, KQZ për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2025, propozon zhvillimin e kësaj mënyre votimi vetëm në qarkun e Elbasanit dhe në atë të Durrësit, shprehet z.Celibashi në shkresë.
Gjithsesi, KQZ vlerëson të domosdoshëm një mendim të partive politike në lidhje me këtë propozim. Ndaj, ka ftuar partitë politike të përcjellin pranë KQZ, jo më vonë se data 19 Tetor 2024, çdo propozim të tyre që i shërben këtij qëllimi.