Buxheti i shtetit për vitin 2025 do të jetë 8,2 miliardë euro, rritje me 4%.

Vitin e ardhshëm Buxheti i Shtetit do të jetë në shifrën e 822.7 miliardë lekëve apo rreth 8.2 miliardë euro. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, ai do të jetë rreth 4 për qind më i lartë se buxheti i këtij viti dhe i rritur me mbi 20 për qind krahasuar me atë të vitit 2022.

Buxheti i vitit të ardhshëm pritet të jetë i orientuar kryesisht tek investimet në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore dhe mbrojtjen ushtarake. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është institucioni që do të marrë pjesën më të madhe “të tortës” së buxhetit, gati 10 për qind, ndjekur Infrastruktura dhe Energjia, Kultura Ekonomia dhe Inovacionit dhe Arsimi dhe Sporti. Mbështetja buxhetore do të rritet edhe për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe atë të Mbrojtjes.

Duket qartë se buxheti i vitit 2025 është i ndikuar nga dy faktorë: zgjedhjet parlamentare dhe klima e tensioneve ushtarake në rajon e më gjerë. Ndonëse për këtë të dytën qeveria është e diktuar nga faktorë të jashtëm, zgjedhjet parlamentare do të jenë mundësia ku qeveria do të tentojë të përdorë burimet njerëzore e financiare në funksion të rezultatit zgjedhor.

Shpërndaje