Zyrtarja e lartë e DASH takim me Dumanin

Njoftim i Ambasadës së SHBA:

Gjatë vizitës së saj sot në Tiranë, Colleen Hyland, Drejtuese e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, u takua me Drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.

Znj. Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin kyç të reformës në drejtësi në përparimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike.

 

Shpërndaje