Shkëlzen Logu|Pjesë nga cikli “Tregime & Novela”

Kur diçka është me tepri në një vend, diku tjetër ajo mungon! Ky ishte një parim universal i pandryshueshëm, i gjithëkohshëm. Tek ajo kupe treni që udhëtonte duke çarë përmes natës së ftohtë, kishte gjithçka brenda saj. Ngrohtësi, zjarr, dashuri, përkëdhelje, epshe, yshtje, pastaj paqe, qetësi, prehje.. Të gjitha këto, diku tjetër mungonin. Atje, në atë vorbullën e madhe të njerëzve te qytetit disa milionësh që kishim lënë pas, tek ajo që sigurisht po flinte, pa askënd pranë, me një shqetësim që e kishte gjithnjë gjatë udhëtimeve të mia të gjata, disa ditore shpesh herë…”

Pasazh nga: -Suveniri i linjës mes dy kryeqyteteve-

 

***

“..Nuk mund dhe nuk duhet përkthyer gjuha e shpirtit, asnjëherë! Ajo nuk është zëmadhe. Është e patinguj. Ngjan me një diell të pa rreze. Ajo është e tillë, unike, për një qëllim fare të thjeshtë: që atë ta kuptojë vetëm ai që e degjon dhe ndjen..”

Nga cikli, Tregime&Novela Novela “KRYEQYTETI I NGRIRË I VERIUT”

 

***

Shpirti zhduket gjatë gjumit dimensioneve të tjera për t’u rikthyer i mbushur me aromë kujtimesh…”

Nga cikli – Tregime&Novela – “GURI I BARONIT” -Tregim-

 

***
“…Nëse do të donim të shihnim tiparet më vezulluese të të ashtuquajturës besnikëri, do të na duhej të merrnim si etalon të pakundërshtueshëm besnikërinë e femrës ndaj fshehtësisë së saj kur ajo ka vendosur të tradhëtojë…”

-Të gjitha femrat tradhëtojnë- Tregime&Novela

 

***

“…Vargani i ndjenjave tërhiqnin njëra tjetrën dorë për dore në nje valle të vështirë dhe të ndërlikuar. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, veçse kështu, kur personazhi në të cilin luhej kjo minishfaqje isha unë;
unë një mizanskenë që kishte dekada që interpretonte, që dhe edhe për disa të tjera asgjë nuk do të ndryshonte…”‘

Novela “Nina”
cikli – “Tregime&Novela” –

 

***

“…Sa të rralla janë ato femra që janë të denja te dryhen brenda mendimit dhe përqafimit prej shpirti, në vetminë e një gjoksi bosh, netëve gjithë dimër, në formën e një jastëku! Ah, çfarë vlere kanë! “

Novela – Kryeqyteti i Veriut – nga cikli “Tregime&Novela”

 

***

“…Buzëqeshja e saj pjalmohej nga çdo lule që kishte mbirë atyre anëve..
Por, ajo ishte e lirë, në fund fare, nga çdo e mirë dhe nga çdo e keqe…”

Nga cikli: Tregime&Novela

 

***

“Të arrish t’i kapërcesh dobësitë e tua që kornizohen verbueshëm përmes justifikimesh duke u fshehur sa munden, pra të ngrihesh ngadhënjimisht mbi to, në një farë mënyre duke i mundur, shpërfaq forcë të madhe karakteriale që jo te gjithë e kanë dhe që është një vlerë e qenësishme. Është njësoj sikur të hapësh velat që të shfrytëzosh erërat për lundrimin tënd, pa patur frikë as prej furtunës, as prej të papriturave dhe as prej atyre që lundrojnë kundër rrymës tënde.”

Nga cikli “Tregime & Novela”

 

***

“Jeta është kohë dhe koha është ajo çfarë kemi më me vlerë në jetë. Jetëkoha apo kohëjeta është një fytyrë që qëndron perjetësisht përballë një pasqyre deri kur të dyja të rrëzohen sëbashku …”

Nga cikli Tregime & Novela

Shpërndaje