Shikoni se si prezantohen me publikun. Rasti i Ervin Salianjin vë përballë dy modelet:
▪︎ Nga ana e Lulzim Bashës kishte zero reagim e komente fyese pse zgjodhi të shkojë te grupimi i Foltores.
▪︎ Nuk e shfrytëzoi dënimin me burgim për kapital politik.
▪︎ Komunikoi personalisht me Salianjin duke shprehur solidaritet me të.
▪︎ Po ngre çështjen “Salianji” në Këshillin e Europës në prezencë edhe të Sekretares së Komisionit të Venecias.
Po profesor Boçi dhe grupimi i tij, si reaguan?
▪︎ Fillimisht gëlltitën çfarë kishin thënë për Salianjin.
▪︎ Falenderuan trupën gjykuese kur ua dha vulën dhe e telendisën kur dënoi Salianjin.
▪︎ Bënë shfaqje 24 orë me deputetin në fjalë, kur iku nga jeta politike, duke i kujtuar meritat e punën e opozitarit, njësoj si Gert Bogdanit pasi iku nga jeta tokësore.
▪︎ Propozuan ngujim dhe mosdorëzim të Salianjit në polici duke ia rënduar pozitat penale.
▪︎ Kanë nisur seritë e reja të serialit “O sot o kurrë” duke e rrëzuar për të disatën herë Edi Ramën.
Ja, pikërisht kjo mënyrë e të bërit opozitë jo vetëm nuk e shfaq si alternativë qeverisëse por po e tkurr PD deri në humbjen e bastioneve historike si Kukësin, Tropojën, Shkodrën, Dibrën, Kurbinin, Kamzën, Shijakun etj.
Para se të nisë protestat e dhunshme me ndezje qirinjsh te shkallët e kryeministrisë, PD duhet ti japë përgjigje pyetjes: nëse nga pushteti shkojnë pragmatistët dhe kalkulistët e interesave të ngushtë, pse nuk afrohen pranë opozitës idealistët apo ato që nuk futen në pazar me pushtetin?! Çfarë i bën njerëzit t’i rrinë larg opozitës?!
Sipas logjikës së këtyre, i gjithë populli opozitar është gabim ndërsa humbësat serial janë në rregull! Nuk do jetë e largët dita që do e marrin përgjigjen por do të jetë shumë vonë sepse Rama do ketë siguruar mandatin e katërt. Atëherë le të bëjnë librat e zinj elektoral dhe t’i lexojnë në mbledhjet e partisë se asnjë vlerë nuk do të kenë, çfarëdo që të bëjnë!