Për aktin e ulët të Pandeli Majkos

Nga Indrit Vokshi

Sot Pandeli Majko shtyu me arrogancë një gazetare e cila po i drejtonte një pyetje krejt normale.

Fillimisht është e ulët të ecësh 30 metra pa u përgjigjur, teksa gazetarja, edhe shtatzanë, rendte me shpejtësi me hapin e Majkos për t’i marrë një përgjigjje. Një burrë-burrë, do të duhej të ndalonte e t’i jepte përgjigjjen, duke mos e lodhur për të ecur.

Së dyti, mardhënia me gazetarët. Gazetari është “ambasador i popullit”. Ambasadori nuk preket. Ketë rregull që ambasadori ka imunitet e nuk preket ka sjellë në botë Genghis Khani, lideri mongol. Nëse do ta pyesnin Pandeliun për Genghis Khanin, pa dyshim do deklaronte se Ghengis Khani ishte polikan barbar e i paqytetëruar. A i paqytetëruar po na del Pandeli Majko.

As xhaketa, as kravata, as leku, as zyra e kryeministrit, shpesh nuk kanë fuqi për ta qytetëruar njeriun.

Shko Pandeli luaj kalçeto dhe kënaqe instiktin për të shtyrë me duar, pasi shtyrja me duar nuk i takon deputetit, as parlamentit, as një burri, as jetës publike.

Shpërndaje