Nuk kalon sërish kandidatura e Kostelancik. Shqipëria ende pa ambasador.

Në senatin amerikan dy ditë më parë Jeanne Shaheen Senatore nga Hampshire paraqiti një mocion mbështetës për ta miratur këtë kandidaturë.

“Është mëse e qartë se kemi një kandidat tejet të kualifikuar për të shërbyer si ambasador në Shqipëri. Mund tu them se sot Kina dhe Rusia kanë ambasadorët e tyre në Shqipëri dhe tani është detyrë e senatit të vendosë. Ju ftoj për konsensus në miratimin e kësaj kandidature pa ndërhyrje dhe pa debat për ambasador i SHBA në Shqipëri”, tha Jeanne Shaheen, senatore nga Hampshire.

Por kolegu i saj Mike Lee senator nga Utah e kundërshtoi kandidaturën e Kostelancik duke sjellë këtë argument.

“z.David J. Kostelancik ka provuar se nuk mund të përmbush zbatimin e detyrave në mbrojtjes të interesave të SHBA. Performanca e tij në Hungari si i dërguar me punë duhet ta diskualifikojë në pasjen e një mandati diplomatik.  Ai u përfshi në politikën e brendëshme hungareze. Sulmoi lirinë e medias dhe u përfshi në aktivizëm social. Ai dëmtoi marëdhëniet me një aleat të rëndësishëm tonin. Administrata Biden e pati të gjithë mundësinë të na sillte një emër tjetër si të nominuar kur vitin e shkuar kandidatura e Kostelancik u kthye nga senati”, Mike Lee senato Utah.

Jeanne Shaheen Senatore nga Hampshire theksoi se vonesat në emërimin e ambasadorëve janë shqetësuese e me pasoja për sigurinë kombëtare. Për mungesë kuorumi mocioni i saj nuk u hodh për votim duke krijuar një tjetër vonesë për DASH në sjelljen e një ambasadori në Shqipëri.

Për më shumë se 35 vite zoti David J. Kostelancik ka shërbyer si një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm dhe është një kandidat me shumë kualitete në të përfaqësuarin e SHBA në vendin aleat si Shqipëria. Ai ka shërbyer më parë në Shqipëri dhe vende të tjera.

Shpërndaje