Mandati i Xhaçkës| Vokshi: Ka rënë shteti!

Në mbledhjen e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë shteti ndërsa votimin e quajti “puç parlamentar”.

 

Pjesë nga fjala në komision:

“Sot duhet të kishim dy komisionet për të dëgjuar studentët dhe ministrat. E fundit që kam, pse na i sillni vendimet e GJK. Me vendim politik mbrojtën deputeten strategjike e rrëzuan vendimet e GJK. Pse na i sillni vendimet e GJK kur ka një shkallë mbi të, që është Rama dhe grupi parlamentar i mazhorancës? Po talleni me në tani?

Mos e sillni fare, është më e ndershme, miratojeni në grup parlamentar, mos e sillni kot në komisione sepse na e harxhoni kohën kot. Mos e sillni as në Parlament, vendosini firmat te Protokolli sepse jeni mësuar ta bëni kështu dhe kalojeni. Puç parlamentar. Ka rënë shteti. Keni vënë grupin e PS mbi GJK. Ka rënë shteti, nëse nuk reagoni ndaj puçit të së enjtes, çdo gjë tjetër, çdo nen që diskutojmë është e kotë”, tha Vokshi.

Shpërndaje