LISTA|Ursula Von der Leyen shpall përbërjen e re të KE

Ursula von der Leyen-it iu kërkua të balanconte midis vendeve të Evropës Lindore dhe Perëndimore, ekonomive më të forta dhe më pak të fuqishme dhe grupeve politike të Parlamentit Evropian

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen prezantoi një strukturë të re në mënyrën se si funksionon Komisioni Evropian, pasi organi ekzekutiv i BE-së tani do të përfshijë nënkryetarë dhe komisionerë ekzekutivë të fuqishëm, pa ekzistimin e nënpresidentëve “të ndërmjetëm” të Komisionit.

Presidentja von der Leyen, njoftoi mënyrën se si do të funksiononte Komisioni i ardhshëm, duke balancuar ndarjenmidis vendeve të Evropës Lindore dhe Perëndimore me ekonomitë më të forta dhe më pak të forta dhe sigurisht grupet politike të Parlamentit Evropian.

Procesi i seancave dëgjimore teorikisht mund të nisë në tetor, në mënyrë që Komisioni i ri Evropian të marrë zyrtarisht detyrën më 1 nëntor, megjithatë ky proces i gjatë dëgjimi i komisionerëve, mund të vonojë shpalljen e përbërjes së Komisionit të ri Evropian, ndoshta edhe për një muaj të tërë, në një kohë kur Bashkimi Evropian përballet si me sfida të jashtme (lufta në Ukrainë, Lindja e Mesme, zgjedhjet në SHBA) ashtu edhe me ato të brendshme (rritja e kostos së jetesës dhe mungesa e konkurrencës së ekonomisë evropiane).

 

Lista e 20 komisionerëve:

1. Maros Shefkoviq – Sllovakia, Komisioner për Tregti dhe Siguri Ekonomike. Ky është një portofol i ri që përfshin edhe politikën doganore.

2. Valdis Dombrovskis – Letonia,  Komisioner për Ekonominë dhe Produktivitetin do të jetë

3. Dubrafska Suica – Kroacia, Komisionerja për Mesdheun

4. Oliver Varkheli – Hungaria, Komisioner për Shëndetin dhe Mirëqenien e Kafshëve

5. Vupke Hoestra – Holanda, Komisioneri për Klimën

6. Andrius Kubilius – Lituania, Komisioneri për Mbrojtjen dhe Hapësirën

7. Marta Kos – Sllovenia, Komisionere për Zgjerimin dhe do të punojë për të mbështetur Ukrainën për të vazhduar punën e rindërtimit dhe do të mbështesë vendet kandidate për t’i përgatitur ato për anëtarësim

8. Magnus Brunner – Austria, Komisioner për Punët e Brëndshme dhe Emigracionin

9. Jessica Roswell – Suedi, Komisionere për Mjedisin

10. Joseph Fikela – Çekia, Komisionere për Bashkëpunimin Ndërkombëtar

11. Kostas Kadis – Qipro, Komisioneri për Peshkimin dhe Oqeanet

12. Apostolos Tzitzikostas  – Greqia, Komisioneri për Transportin e Qëndrueshëm dhe Turizmin

13. Maria Albuquerque – Portugali, Komisionerja për Shërbimet Financiare dhe Shoqatën e Kursimeve dhe Investimeve

14. Haja Labip – Belgjika, Komisionere për Përgatitjen dhe Menaxhimin e Krizave

15. Piotr Serafin – Polonia, Komisioneri për Buxhetin, Kundër Mashtrimit dhe Administratën Publike

16. Dan Jorgensen – Danimarka, Komisioneri për Energjinë dhe Strehimin

17. Ekaterina Zaharieva – Bullgaria, Komisionere për Kërkim dhe Inovacion

18. Michael McGrath – Irlanda, Komisioner për Demokraci, Drejtësi dhe Sundim të Ligjit

19. Christophe Hansen – Luksemburgu, Komisioner për Bujqësinë dhe Ushqimin do të jetë

20. Glenn Micallef – Malta, jetë Komisioner për Drejtësinë, Kulturën, Rininë dhe Sportin.

Shpërndaje