Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check –up it në Shëndetësi, ka zbuluar skandalin me falsifikimin që iu është bërë firmave të dy anëtarëve të Komisionit të Dhënies së Konçensionit të Sterilizimit.
Përpara drejtueses së Komisionit, Albana Vokshi, anëtari i këtij Komisioni, Saimir Kadiu, pranoi se është thirrur në Komisionin e Dhënies së Konçensionit në shkurt të vitit 2015, ndërsa ka firmosur për procedurën e vitit 2014, kohë kur nuk ka qenë anëtar.
Edhe anëtarja tjetër e Komisionit, Naile Abazi pranoi firmosjen në mirëbesim të dokumentit që i ishte vendosur përpara.