Komisioni Hetimor i Sterilizimit| Ndreca debaton me Vokshin, i del në mbrojtje dëshmitarit

Komisioni hetimor i Sterilizimit është shoqëruar me debate mes kryetares së komisionit, Albana Vokshi dhe nënkryetarit, Plarent Ndreca.

Shkak kanë qenë pyetjet që Vokshi i ka bërë dëshmitarit Genc Byrazeri, të cilat sipas Plarent Ndrecës janë quajtur sugjestionuese. Kjo ka sjellë ngritjen e toneve mes të dyve duke bërë që komisioni ti shmanget qëllimit se përse është ngritur dhe funksionon.

 

Pjesë nga debati:

Vokshi: Kush je ti që përcakton ligjin?

Ndreca: Po ti kush je? Ligjin e lexon ti por edhe unë. Pyetjet e tua janë sugjenstionuese dhe intimiduese. Nuk të lë dot të bësh sipas qejfit

Vokshi: Të ka dërguar njeri ndonjë mesazh

Ndreca: Mos të ka dërguar ty! Nuk mund të lejojmë të bësh këto pyetje.

Vokshi: Mbaroje tani

Ndreca: Se kur mbaroj unë nuk të marr leje ty.

Vokshi: Mos ma ngri zërin mua! Mos guxo!

Shpërndaje