Kanë përfunduar homazhet në Kuvend në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani.
Ceremonia e dhënies së lamtumirës së fundit u organizua në Parlamentin e Shqipërisë në sallën e seancave plenare.
Arkmorti me trupin e tij të pajetë mbërriti në Kuvend në orën 10:00 dhe u nis për në banesën e fundit në orën 12:50.
Familjarë, miq, kolegë, politikanë nga të dyja kahet politike dhe me qindra qytetarë, i dhanë lamtumirën e fundit ish-deputetit të Partisë Demokratike.
Gerti Bogdani do të prehet në varrezat e Sharrës ku edhe atje u përcoll mes familjarëve, miqve e kolegëve të cilët ishin jo të pakët në numër.