Pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, është hedhur shorti për përzgjedhjen e trupës gjykuese të Kolegjit Zgjedhor në funksion të zgjedhejve parlamentare të vitit 2025.
Në fund të procesit, anëtarët e kësaj trupe do të jenë <span;>Ornela Naqellari, Alma Kodraliu, Iliba Bezati, Entela Shedula, Enkel Peza, Rexhep Bekteshi, Artan Çupi dhe Lutfie Celami.
Kujtojmë se Kolegji Zgjedhor është shkalla gjyqësore pas ankimimit administrativ të vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit të Apelit e Sanksioneve.
Referuar parashikimeve ligjore, anëtarët e Kolegjit Zgjedhor <span;>nga gjykatat e shkallës së parë, gjykatat e apelit, gjykatat administrative të shkallës së parë dhe Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, me kushtin që të kenë kaluar me sukses procesin e vetingut me vendim të formës së prerë.